Page 56 - Demo
P. 56


                                    Kisha vazhduar i vetmuar përgjatë Çarshisë së Madhe për të dalë në pjesën e Mulla Isufit, ku po ashtu jehona e zanit të tellallve mbushte çdo skutë me atmosferën e vdekjes. Ndoshta kisha menduar se ndodhesha në një hapsirë ku tashma jeta kishte prajtur, po të mos ishte një besimtar plak, që më doli përpara dhe më tha diçka si përçartë rreth asaj se nuk ishte e thanë që mortja të merrte çdo frymë, ngaqë dinte se herën e fundit kishin shpëtuar shumë nga ata që i kishte prekur… Ai më tha se frika e tepruar ishte vetë mortja… Njerëzve u duhet hequr frikën… Nuk e di pse fjalët e atij që më nuk e kisha pranë, më banë për pak me u ndalë përpara trysnisë mortore, që më kishte mbërthyer fund e krye. Në të vërtetë, në atë gjendje trishtuese, fjalët për përballimin e mortjes, që më erdhën aq papritmas, më bëhej se nuk ishin të vërteta, se ato as që ishin thanë nga ndokush, siç më bahej, por ato ishin pjesë e një përftimi të çuditshëm, që u shfaqet të pashpresëve në çastet e fundit...Megjithatë, besimtari plak nuk ishte përftim... Ai më shoqëroi një copë herë dhe më foli qetë-qetë rreth përballimit të murtajës, si dhe për frikën si murtajë…“Murtaja mundet!... Frika ashtë murtajë!”Kur koka m’u kishte mbushur me kërcënimin për frikën si murtajë dhe rrezikoja të shembesha, për habi, aty për aty, ishte një shënim i një misionari, që kisha lexuar gjatë studimeve në arkivin e Selisë së Shenjtë në Romë, që më mbajti në këmbë. Bahej fjalë për një shkrim në të cilin thuhej se murtaja që kishte shpërthyer në viset tona, kishte sjellë përgjysmë më pak viktima. Origjina e murtajës Kjo pjesë është shkëputur nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, në të cilin përshkruhet gjendja e një qyteti shqiptar në shekullin XVIII, kërcënuar me zhdukje nga sëmundja e murtajës. Ngjarjet rrëfehen nga Gjon Nikollë Kazazi, një figurë e njohur atdhetare. Në roman përshkruhet gjendja e krijuar prej përhapjes së epidemisë, e cila shoqërohet me frikë, pasiguri, dyshime. Situata bëhet dramatike, kur përflitet se epidemia është shkaktuar nga pushtuesit osmanë, me qëllim nënshtrimin e Gjakovës. Në njërën anë, pushtuesit duan të shpallen si mbrojtës të qytetit për të luftuar sëmundjen, nga ana tjetër, e përhapin atë tinëzisht. Me qëllim “përkujdesjeje”, qyteti vihet në shtetrrethim. Para leximitJusuf Buxhovi (1946). Në vitin 1968, u diplomua në Universitetin e Prishtinës, dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe. Ka shkruar një numër të madh veprash, si: \(tregime), \\triptik), \Von Braun\an), \(roman), \ Lexojmë54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60