Page 57 - Demo
P. 57
Dyshohej se dikush atje kishte përdorur një ilaç që askush nuk kishte ditur se për çfarë ashtë fjala, meqë e gjitha ishte ba nën mbikëqyrjen e disa plakave, të cilat ishin marrë me disa grithje në lëkurë. Meqë edhe misionari, shënimin e kishte cilësuar si thashetheme, si duket e gjitha kishte mbetur pa jehonë, veçmas kur dihej se murtajës askush deri më atëherë nuk kishte mundur për me i dalë para…Por, në atë gjendje më shkoi mendja edhe te plaku Mic Shpendi, i cili gjatë shoqërimit nga Tropoja deri në Gjakovë më kishte thënë se si fëmijë e kishte larë mortjen...Mund të kishte, vallë, ndonjë ndërlidhje midis shënimit të misionarit të Romës, rreth numrit të përgjysmuar të të vdekurve gjatë murtajës së fundit në viset tona, që nuk e kishte besuar askush, dhe dëshmive të plakut Mic Shpendi rreth përballimit të murtajës?...Një copë herë theva mendjen me ato mëdyshje dhe sa më shumë që merresha me to, më bahej se e gjitha ishte një përftim mashtrues, ngase ne ishim të dënuar për vdekje, dhe se, në atë gjendje, duhej për me ba çmos që e liga me u përballue me sa ma shumë durim dhe me bindjen se lufta për mbijetim ashtë pjesë e përpjekjeve të paprajshme që i takon secilës qenie dhe secilës shoqëri…Kur po i afrohesha kishës, paksa i liruem nga trysnia që më kishte rrokur çastin që tellallët po kumtonin lajmin e ligë, megjithatë, mendja ma tha se duhej me besue se ilaç kishte edhe kundër murtajës, dhe se, më binte barra që për këtë të punoja me gjithë qenien. Tek e fundit, mendova, bindja se sëmundja mund të shërohet, ashtë ilaçi ma i mirë, qoftë ajo edhe mortje…Te dera e kishës më priste patër Coli i zverdhur. Lajmi i murtajës e kishte ba shuk saqë i trishtuar kishte dalë jashtë.– Parandieja, atë, të ligën... E parandieja... Nuk ishin shenja të mira ato që shfaqeshin ditëve të fundit.Zinte ngojë lëvizjet e qerreve natën, gjëmimet në to, shfaqjen e qenve endacakë si dhe minjve të ngordhur nëpër rrugët e skajshme…– Mos u shqetëso, gjithaq. Mos u shqetëso, biro, ngaqë kjo nuk ashtë hera e parë që ballafaqohemi me sëmundje të tmerrshme... Por, edhe këtë herë, në emër të zotit, kemi me u ba ballë atyre që vinë prej robit... Fola ashtu pa ditë se ato fjalë po i thosha unë apo pjesa e atij përftimi që më ishte ngjizur nga shfaqja e besimtarit plak që kishte kthyer te rruga e mullinjve.– Domethënë, atë, edhe ju dyshoni se kjo ashtë vepër e robit?Po fliste sikur me u pasë liruar nga një barrë e rëndë.– Dihet se njeriu ka edhe pjesën e ligë, që nuk pranë së vepruari për ma të keqen... Po mos me qenë kjo, atëherë bota do të ishte ndryshe…– Kush kishte me thanë se njeriu shfaros njeriun?... A nuk ashtë kjo shuarje e jetës... Si mund ta lejojë këtë i madhi?... Si?...Atë pyetje e shtroi gjatë gjithë kohës sa po i ngjitnim shkallët e drunjta, të cilat lenin pas kërcëllimën e hollë të drurit të tharë.Në dhomë, Coli u nemit fare. Shikonte qiririn e hollë dhe thyente gishtat. Mendja ma thoshte se edhe në atë gjendje, gishtin e kishte te drejtuar nga Zoti Lexojmë55

