Page 58 - Demo
P. 58


                                    ynë, gjë që m’u desh me i thanë se kjo nuk kishte të bante me të, por me të ligën njerëzore, pikërisht me atë që njeriun e ban ujk kundër njeriut... Në atë përpëlitje me të ligën, tërthoras hapa edhe çashtjen e pranisë së sëmundjes midis nesh pa dijen tonë, veçmas kur besimtarët tanë nëpër xhami, teqe e kisha kurdoherë dhe në çdo kohë hapnin shpirtin e tyre edhe rreth gjanave ma të rëndomta e lene ma për një sëmundje të tillë të tmerrshme...– Pushteti zyrtarisht shpall praninë e sëmundjes bashkë me masat mbrojtëse dhe ato të tjerat për parandalimin dhe përballimin e saj, ndërsa ne nuk dimë gja për të?– Të sëmurët mund të kenë qenë nëpër qerret që lëviznin natën në drejtim të Shkuzës?... Prej tyre përhapeshin klithjet dhe gjëma e të sëmurëve…– Qerret e mbuluara dhe lëvizjet e tyre të natës kah Shkuza nuk ishin pa gja. Por, kush ishin ata të shkretë në to dhe prej nga vinin, kur nuk ishin prej nesh?... Këto hamendje fshehin të vërtetën e sëmundjes, siç hapin atë se ajo i duhej dikujt për qëllime të caktuara...– Lufta nuk zgjedh mjete, biro. Mikrobi i padukshëm vret me mijëra herë më shumë se arma më e fuqishme dhe nuk len gjurmë... Tek e fundit, përdorimi i sëmundjes për qëllime luftarake njihet ngaherë…– Këtë nuk ma hante mendja!....– Ka dëshmi të shumta për përdorimin e saj, sado që ato përherë janë përshkruar si epidemi që shkojnë e vijnë...Për me e qetësue, i thashë se as mikrobi nuk ashtë i gjithëfuqishëm. Vjen koha kur edhe ai dorëzohet.– Mikrobi dorëzohet kur kryen punë.– Duhet me e pengue me i krye të gjitha punët.– Po si, kur ashtë i padukshëm dhe i gjithëfuqishëm? – Pse e kemi mendjen, biro?... Duhet me e vu në veprim prore... Pushteti i së ligës fillon çastin që i dorëzohemi asaj…I tregova se murtaja e fundit në viset tona kishte dhanë përgjysmë ma pak viktima nga ç’pritej. I thashë se neve na takon me gjetë njerëz që dinë diçka për murtajën e fundit dhe t’i pyesim se ç’ishte ajo që kishte ndikuar që viktimat të përgjysmohen... Mund të merret me mend se ashtë përdorur ndonjë ilaç…– Dashtë zoti me e gjetë atë ilaç!– Kena me e kërkue ditë e natë, në tokë e në qiell... Nuk kemi me heqë dorë nga kërkimi... Këtë e kemi për detyrë... Gatishmërinë për me veprue po e theksoja tej mase ndonëse kisha frikë se ato që po i thosha mund të ishin pjesë e një ngushëllimi që na duhej të dyve në ato çaste të vështira…– Po si me i gjetë ata njerëz, kur prej sot kurrkush nuk guxon me dalë apo me hy në qytet?– Këtë nuk do ta kemi të lehtë, por mendja ma thotë se gjenden burra që mund ta shpërthejnë rrethimin. Rreziqet nuk duhet të na ndalin... Ato janë pjesë e punës sonë… Marrë nga “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, Prishtinë 2021Lexojmë56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62