Page 59 - Demo
P. 59
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve në lidhje me tekstin. Zëri i kujt dëgjohej gjatë gjithë kohës në qytet?Çfarë i tha besimtari i paemër tregimtarit të kësaj historie? Për çfarë fliste shkrimi të cilin tregimtari e kishte gjetur në arkiva? Çfarë dyshohej se i kishte shpëtuar shqiptarët nga murtaja? Kush ishte Mic Shpendi? Çfarë i kishte thënë tregimtarit që e kishte futur në mendime? Analizojmë tekstin 2 Në tekst jepet një hipotezë se kush e solli epideminë. Gjeni se cila ishte kjo hipotezë.3 Çfarë mjeti ka përdorur pushtuesi këtë radhë për të vrarë dhe për të mbajtur nën kontroll shqiptarët? 4 Në një shkrim të vjetër që kishte lexuar, shkruhej: “... murtaja që kishte shpërthyer në viset tona para… kishte sjellë përgjysmë më pak viktima”, “ma pak viktima se pritej”. Si e interpretoni këtë pjesë për përgjysmimin e numrit të viktimave? 5 Nga ato që lexoi, por edhe nga ato që dëgjoi nga njerëz të popullit, Gjon Kazazit i lindi dyshimi se ekzistonte një kurë shërimi. Çfarë vendosi të bënte ai? Interpretojmë tekstin 6 Interpretoni fjalët e besimtarit të paemër që del nga hiçi e që duket si përftim, por s’ishte i tillë: Frika e tepruar ishte vetë mortja. Murtaja mundet!.. Frika asht murtajë!7 Si mendoni, është e rastësishme përmendja e besimtarëve nëpër xhami, teqe e kisha, që “hapnin shpirtin rreth gjanave më të rëndomta”, por që s’dinin asgjë për atë epidemi. Kur vjen e keqja, a bën dallim se kë godet? Gjuha e tekstit 8 Shpeshherë, fjalitë mbarojnë me figurën e retiçencës (heshtjes). Gjeni në tekst disa fjali të tilla dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre të shpeshtë. 9 Në roman ka disa elemente që krijojnë besueshmëri në atë që tregohet. Cila nga këto alternativa tregon arsyen e besueshmërisë:ai që rrëfen në roman, është edhe pjesëmarrës në situata a ngjarje; përmendja e datave në tekstin artistik; ai që rrëfen, është Gjon Nikollë Kazazi, një figurë historike reale; të gjitha arsyet e mësipërme.Reflektojmë rreth tekstit 10 Analizoni dhe diskutoni rreth shprehjes që përmendet në tekst: Pushteti i së ligës fillon në çastin që i dorëzohemi asaj.DetyrëAnalizoni pasojat që shkakton izolimi te njerëzit, të mira ose të këqija, sipas rastit.Lexojmë57

