Page 61 - Demo
P. 61
“Isha aty përpara në fshat, – i shkruaja unë Zalos, – dhe tek shkoja arave m’u kujtua bostani i mulla Elmazit. Të bie në mend, kur na e lëshoi qenin atë natë që u futëm të vjedhim? Sa herë e kujtoj, më qeshet, se ti e pësove më keq se unë. Ty, ai qeni i mallkuar, t’i grisi pantallonat, bile edhe brekët... Po mësuesi, kur i futëm në xhep një zhapi të mbështjellë me shami të hundëve? Të kujtohet si u hodh përpjetë në orën e mësimit të natyrës, kur u zgjidh shamia dhe kërceu zhapiu nga xhepi? A të vjen në mend kur të thërrisnim me llagapin “abrash” dhe ti nxeheshe e na ndiqje me gurë? Oh, ç’rrufjanë kemi qenë, more Zalo!”E kështu i shkrova një letër të gjatë sa një tregim, që botohet në “Drita” apo “Hosteni”. Ajo ishte nga ato letrat e mia plot humor që nuk të mërzitin duke i lexuar, përkundrazi, të zbavitin. E mbylla në një zarf dhe ia nisa me postë për në Vlorë, se atje jetonte me gruan dhe fëmijët e tij. Pas nja dhjetë ditëve, erdhi postieri tek unë dhe më dha një zarf me ca pulla të bukura. Ishte nga Zalo Nemërçka. E hapa me një frymë. I thirra edhe gruas të vinte ta lexonim bashkë, se asaj i pëlqenin letrat e dikurshme të Zalos, pasi ai dinte të tregonte edhe se si e shoqja i kërkonte fustane të mira, e si vinin të dy në mapo, e si ziheshin, pasi nuk binin dakord për ngjyrën e materialit që do të blinin.Dhe tani përsëri, ne kishim në dorë letrën e mikut tonë të dashur. Kokë për kokë me gruan filluam të lexonim. Po ç’patëm vallë, që pas dy-tri radhëve e premë fytyrën, i hoqëm sytë nga germat dhe shikuam shoku-shokun? Nuk është e mundur! Ku vajti gjithë ai humor i tij? Ku fluturoi gjithë ai gaz i tij që buronte nga çdo radhë e letrave? Nuk është e mundur.“Shoku Hysen, – shkruante ai, – duke studiuar me seriozitet letrën tuaj, drejtuar në adresën time më datën 14 maj të vitit në vazhdim, jam i detyruar t’ju përgjigjem si më poshtë vijon:E para: ne jemi tani njerëz të rritur, kemi punë me përgjegjësira, drejtojmë sektorë të ndryshëm të ekonomisë apo të kulturës sonë popullore dhe nuk është aspak e hijshme të merremi me gjëra që nuk janë serioze. Ju akoma jetoni me kujtimet e shkuara dhe s’keni sensin e kohës. Nuk është etike të më përmendni në letër në mënyrë banale as bostanet e mulla Elmazit, të atij njeriu anadollak që i përket së kaluarës, dhe as të shpifni në mënyrë djallëzore, se gjoja unë, kur isha i vogël, qenkam sjellë keq me mësuesit e mi dhe paskam përdorur mjete dhe metoda rrugaçësh për të ulur autoritetin e tyre, siç janë zhapinjtë, apo lloje të tjera të botës shtazore.mapo – kështu quheshin dikur disa dyqane.mulla – titull i lartë që i jepet një hoxhe të ditur.anadollak – ai që ndjek zakone të vjetruara e prapanike. FjalorLexojmë59

