Page 62 - Demo
P. 62
E dyta: llagapin “abrash” nuk dua të ma përmendni nëpër letra, edhe nëse ky llagap i përket së kaluarës. Ju duhet ta dini se unë kam fëmijë. Po ta marrin vesh ata këtë llagap, si do të reagojnë? A nuk do të më vini në pozita të vështira para tyre?E treta: në qoftë se letra të tilla diskriminuese do të bien në dorë të vartësve të mi, gjë që nuk e kini marrë mirë parasysh, dua të them të punonjësve të sektorit që unë drejtoj, atëherë ç’do bëhet me autoritetin tim?Shoku Hysen! Ju lutem mos përfitoni nga familjariteti ynë dhe nga shoqëria jonë e fëminisë. Shikojini gjërat dhe fenomenet në mënyrë dialektike, në zhvillim, në formë spirale. Në qoftë se do të shkruani, mos e teproni me shakara me zarar. Me nderime. Zalo Nemërçka”.Ne qëndruam pa folur një çerek ore. E vërtitëm letrën nëpër duar, e lexuam dy-tri herë, u munduam të marrim me mend çastet në të cilat mund të jetë ndodhur Zaloja kur e ka shkruar këtë letër, e ngushëlluam veten, duke thënë se ai ka dashur të bëjë shaka, por më kot. Të dy me gruan mbetëm të trishtuar.dialektike – që ka të bëjë me dialektikën, një shkencë e metodë shkencore.FjalorStruktura e tregimitTregimi është një krijim që rrëfen për një ngjarje të vetme, pa përmendur me hollësi se çfarë ka ndodhur para kësaj ngjarjeje ose pas saj. Subjekti është i thjeshtë, por me konflikt të ngjeshur. Tregimi është një tekst që ka tri pjesë themelore: hyrjen (ekspozicionin), zhvillimin brenda të cilit është dhe kulmimi, dhe mbylljen (shthurjen).Në hyrje të tregimit paraqiten personazhet, koha dhe rrethanat ku do të zhvillohet ngjarja.Në zhvillimin e tregimit trajtohen më gjerësisht personazhet ose situata që janë paraqitur në hyrje. Zhvillimi është shumë i shkurtër dhe ndonjëherë është thjesht paraqitja e pikës kulmore të një situate. Mbyllja e tregimit gjendet në fund të tij. Këtu jepen përfundime për personazhet ose zgjidhja për situatën e paraqitur. Letërsia me fantazi dhe aventura karakterizohet nga:rrëfime të historive me magji;rrëfime ku ndodhin mrekulli;prania e dukurive mbinatyrore. Në letërsinë me fantazi dhe aventura gjejmë një sërë elementesh që janë vazhdimisht të pranishme: 1. Udhëtimi: heroi ose heroina ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm.Në këtë udhëtim, ata janë në kërkim të një thesari, të ndonjë objekti magjik, të zgjidhjes së ndonjë enigme. Gjatë udhëtimit, atyre iu duhet të kapërcejnë pengesa të shumta apo të përballen me rreziqe të mëdha për jetën.2. Lufta: Heronjtë luftojnë me forca të panjohura apo edhe përtej moshës e përmasave të tyre fizike.3. Konflikti: Shpesh ai merr përmasat e përballjes mes së mirës dhe së keqes.Lexojmë60

