Page 63 - Demo
P. 63
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Për sa letra flitet në tregim? Kush i dërgon ato?Çfarë i bashkon dy personazhet e tregimit, rrëfimtarin dhe Zalon? Jetojnë në të njëjtin qytet.Kanë lidhje gjaku.Janë shokë fëmijërie.Kanë qenë shokë në universitet.A takohen shpesh me njëri-tjetrin personazhet kryesore të tregimit?Në ç’mënyrë komunikon rrëfimtari me Zalon?Analizojmë tekstin 2 Gjeni në tekst fjalët me të cilat rrëfimtari: a) shpreh mallin për fëmijërinë (të shkuarën);b) përshkruan Zalon fëmijë. 3 Rrëfimtari rrëfen për kohën e shkuar, atë të fëmijërisë, dhe kohën e tashme, kur personazhet janë të rritur dhe bëhet shkëmbimi i letrave. Për çfarë shërben një pranëvënie e tillë?4 Çfarë karakteristikash të karaktereve zbulohen nga dy letrat e protagonistëve të tregimit? Hyseni ZalojaInterpretojmë tekstin5 Përshkruani gjendjen emocionale të rrëfimtarit dhe të gruas së tij, kur lexojnë letrën e Zalos. Si mund ta shpjegoni habinë e tyre?6 Duke lexuar tekstin e letrës së Zalos, kuptoni edhe ndryshimet e karakterit të tij. Si mendoni, pse kanë ndodhur këto ndryshime?Gjuha e tekstit7 Duke u nisur nga toni i letrës, konstatoni se Zalo: e këshillon me dashamirësi shokun e tij; e kritikon ftohtë atë.8 Në ç’vetë rrëfehet ngjarja? Po letrat, në ç’vetë janë shkruar?9 Gjeni në letrën e dytë fjalë të stilit juridiko-administrativ. DetyrëGjeni dhe komentoni dy thënie që tregojnë vlerën e shoqërisë së vërtetë.Lexojmë61

