Page 64 - Demo
P. 64


                                    Jonathan Swift (Xhonatan Suift) (1667-1745) poet dhe satirist irlandez. Fillimisht, i botoi veprat e tij me pseudonime ose në mënyrë anonime. Suifti u bë i famshëm kryesisht për librin e tij “Udhëtimet e Guliverit” (1726), i cili në fillim ishte një libër për të rritur. Ai vlerësohet nga Enciklopedia Britanike si satiristi kryesor në prozë i gjuhës angleze, dhe është më pak i njohur për poezinë e tij. Në librin e tij përshkruhen aventurat e një udhëtimi të fantazuar. Krijon një imazh satirik të oborrit mbretëror me të mirat dhe veset e tyre. Nëpërmjet situatave zbavitëse dhe figuracionit të ngjeshur, shkrimtari do të bëhet edhe kritik e moralizues ndaj jetës politike të kohës.Nuk e di se ç’u bënë shokët e mi të barkës, ata që iu qepën shkëmbit, dhe ata që mbetën në anije. Sa për mua, notova në tym dhe për fat më shtyu era nga ana e tokës. U shtriva në një lëndinë, ku bari ishte fare i njomë dhe i butë, si mëndafshi; dhe pas një çike më mbërtheu një gjumë i rëndë, që s’e kam bërë kurrë në jetë; dhe fjeta pothuaj nëntë orë, sa kur u zgjova, dielli ishte ngritur lart. Bëra të ngrihesha, po nuk u ngrita dot; i shtrirë siç isha në kurriz, ndjeva që këmbët e krahët i kisha të lidhur nga të dy anët përtokë; po kështu ishin lidhur edhe flokët, që i kam pasur të gjatë e të trashë. Madje pashë plot fije shumë të holla rreth trupit, nga sqetullat e gjer te kofshët.Papritmas ndjeva se më lëvriu diçka te këmba e majtë, nga ku më kaloi ngadalë në kraharor e po më ngjitej pak nga pak në mjekër. Pashë një njeri të gjallë, që nuk e kishte shtatin as gjashtë gishtërinj të gjatë, që mbante në duar një hark e një shtizë. Po në këtë kohë pashë se e ndiqnin pas edhe të paktën nja dyzet të tjerë. I habitur siç mbeta, lëshova ca britma aq të forta, sa të gjitha ato krijesa të vockla u larguan të llahtarisura.Kur pushuan britmat, dëgjova njërin prej tyre që thirri: – Tolgo Fonak! – dhe në atë çast ndjeva se ma shpuan dorën e majtë më se Ky tekst është shkëputur nga libri ”Udhëtimet e Guliverit” i shkrimtarit anglez Xhonatan Suift. Në qendër të këtij romani është udhëtimi i personazhit kryesor, Guliverit, të cilit i mbytet anija dhe përfundon në një ishull ku jetonin liliputët. Guliveri, i lodhur dhe i uritur, zgjohet i rrethuar prej këtyre banorëve të çuditshëm të këtij ishulli, të cilët janë shumë të ndryshëm prej tij, veçanërisht për sa i përket përmasave. Pasi kanë vënë re se Guliveri nuk ishte aspak i dhunshëm, atë e shpien para perandorit të tyre. Të gjithë e shikonin Guliverin si një qenie shumë të çuditshme. Ai ishte njeri, por me përmasat e një gjiganti. LiliputëtPara leximitLexojmë62Tekste me fantazi dhe aventura
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68