Page 65 - Demo
P. 65


                                    liliput-i – njeri me përmasa shumë të vogla.kocomi – gishto, personazh përralle.potere – zhurmë e madhe e shkaktuar nga zërat e njerëzve.po roitnin – këtu: zukat, gumëzhin.tribuna – vend i ngritur para një sheshi, ku qëndron mbreti, perandori, udhëheqësi. xhuxhmaxhuxh - njeri shumë i shkurtër, shkurtabiq.kofin – kosh i thurur që përdoret për të mbajtur rrush, fiq.njëqind shigjeta të vockla e të holla si gjilpëra. Pastaj lëshuan në erë një breshëri tjetër shtizash që më binin në trup, sido që nuk i shikoja, dhe plot të tjera më nguleshin në fytyrë, që përpiqesha t’i largoja me dorën e djathtë.Kur e panë ata kocomicë se po rrija urtë, i prenë të shtënat, po nga zhurma e poterja, që sa vinte e shtohej, kuptova se edhe ata po roitnin si bleta.Përballë veshit të djathtë, për më tepër se një orë, dëgjova zhurmë njerëzish që punonin. Kur ktheva kokën nga ajo anë, aq sa më lejonin kunjat e kordonët, pashë se kishin ngritur një tribunë ndonjë këmbë e gjysmë të lartë, që mund të nxinte nja katër nga këta xhuxhmaxhuxhër – dhe nja dy a tri palë shkallë për t’u ngjitur. Së andejmi njëri prej tyre, që dukej njeri me rëndësi, më mbajti një ligjëratë të pasosur, që nuk e kuptova fare.Iu përgjigja me pak fjalë, po me një theks të përulur, duke ngritur dorën e majtë dhe sytë ndaj diellit sikur t’i qaja hallin se po vdisja urie, meqë s’kisha vënë gjë në gojë prej shumë orësh, para se të mbytej anija.Ai zbriti nga tribuna, urdhëroi të vendosnin plot shkallë në të dy brinjët e mia, nëpër të cilat u ngjitën ndo njëqind veta, që pastaj m’u drejtuan nga goja, të ngarkuar me kofinë plot me mish, që ishin grumbulluar e dërguar atje me urdhër të mbretit, me t’u marrë vesh se kisha arritur unë. Vura re se kishte çdo lloj mishi, nga kafshë të ndryshme, po nuk i dallova dot se ç’ishin, kur i shijova.Kishte kofshë, shpatulla, brinjë që dukeshin si prej dashi, të gatuara mirë, por më të vockla se krahët e një laureshe. Gllabëroja njëherësh nja dy a tri të atilla bashkë me tri bukë të mëdha sa plumbat e pushkës. Tek m’i binin gjithë këto të ngrëna, ata dukeshin shumë të habitur e të mahnitur, që shikonin trupin tim sa një mal dhe atë urinë time të pasosur.Bëra një shenjë tjetër për t’u treguar se kisha etje; duke parë se s’kisha të ngopur në të ngrënë, ata menduan se edhe etja ime nuk FjalorLexojmë63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69