Page 66 - Demo
P. 66
mund të shuhej lehtë dhe gjetën një marifet të bukur: ngritën me mjeshtëri një nga vozat më të mëdha që kishin sjellë me verë, e rrokullisën gjer te dora ime, pastaj e ngritën më këmbë dhe i hapën grykën. E rrëkëlleva njëherësh pa mundim, se nuk kishte më tepër se një gjysmë litri; i përngjante disi verës së Burgonjës, por ishte edhe më e shijshme. Më sollën një fuçi tjetër, e piva dhe ua bëra me shenjë të më binin ca të tjera, po i kishin mbaruar. Si panë që bëra gjithë këto mrekullira, zunë të thërrisnin nga gëzimi dhe të hidhnin valle mbi kraharorin tim.Pas një copë here, kur panë se isha ngopur, para meje doli një nga të parët e vendit, që e kishte dërguar Madhëria e tij, mbreti. Ai e mori vesh që i lutesha të më zgjidhnin; më dha të kuptoja se do të më shpinin ashtu siç isha, po duke m’u zotuar me ca shenja të tjera se do të më jepnin të haja e të pija sa të më shihnin sytë, dhe se do të më mbanin shumë mirë. Pas pak kohe, dëgjova një breshëri duartrokitjesh, që ndërpritej dendur nga brohoritma. Ai popull e ndan qimen më katërsh në matematikë e në mekanikë, shkenca që perandori i tyre i nxit e i përkrah. Perandori ka ca makina të mrekullueshme për mbartje, që mund të ngrenë anije lufte (nganjëherë nëntë këmbë të gjata) dhe t’i shpien nga pyjet ku janë ndërtuar, gjer në bregdet. Pesëqind inxhinierë e zdrukthëtarë u ngarkuan të stisnin një prej këtyre makinave, që të më mbartte mua. Ishte një qerre shtatë këmbë e gjatë e katër e gjerë, që mbahej mbi njëzet e dy rrota, e ngritur një gjysmë këmbe nga dheu. Një mijë e pesëqind nga kuajt më të mirë të perandorit më tërhoqën gjer në kryeqytet, sipas nesh, nja gjysmë milje më tutje.Ecëm pa reshtur tërë ditën e ditës dhe natën e gdhiva në fushë, me pesëqind roja përqark, gjysma me pishtarë dhe gjysma me harqe dhe shigjeta, gati të më gjuanin po të merrja arratinë. Ndaj të gdhirë vazhduam udhën dhe aty nga dreka arritëm afër kryeqytetit. Gjithë oborrtarët, me perandorin në ballë, kishin dalë të më shikonin, po oficerët madhorë nuk e lanë Madhërinë e tij ta vinte kokën në trastë, duke hipur mbi trupin tim. Nuk e them dot me fjalë habinë e poteren e popullit, kur më panë që u ngrita e po barisja. Meqë vargonjtë e këmbës së djathtë ishin afro gjashtë këmbë të gjata, jo vetëm mund të veja e të vija në një hapësirë gjysmë rrethi, po kisha mundësi të hyja barkas gjer te dera e madhe dhe të shtrihesha në faltore.vozë – enë e madhe, e rrumbullakët e me bark të gjerë, që përdoret për të mbajtur verë.këmba – këtu: masë gjatësie a thellësie, e barabartë me 30,5 centimetra. faltore – ndërtesë ku falen besimtarët.FjalorLexojmë64

