Page 67 - Demo
P. 67
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit:a) Çfarë e papriture e priste Guliverin, kur u zgjua nga gjumi në mes të lëndinës? b) Si ishte sjellja e banorëve të vendit, ku kishte përfunduar Guliveri?c) Përse liliputët e ndaluan luftën kundër Guliverit?d) Çfarë kërkoi Guliveri prej vendasve? Analizojmë tekstin 2 Përshkruani pamjen fizike të liliputëve. 3 Përshkruani mënyrën me të cilën u ushqye Guliveri. Me çfarë u ushqye? 4 Përshkruani mënyrën se si e shoi etjen Guliveri. Çfarë tregon për përmasat e tij, mënyra se si u ushqye dhe se si piu ai?5 Në këtë libër gërshetohen bukur ngjarjet reale me ato fantastike. Duke u nisur nga fragmenti i mësipërm, shënoni me po/jo, cilat janë elementet që e klasifikojnë këtë vepër letrare si letërsi me fantazi dhe aventura.Personazhet ndërmarrin udhëtime të rrezikshme.Personazheve u duhet të kapërcejnë pengesa të shumta, të jashtëzakonshme.Personazhet përballen me rreziqe të mëdha për jetën.Personazhet luftojnë me forca të panjohura, si magjistarë, forca të mbinatyrshme.Konflikti merr përmasat e një përballjeje mes së mirës dhe së keqes.6 Si ishte ndërtuar karroca me të cilën e transportuan liliputët, Guliverin? Çfarë tregon për liliputët ndërtimi i këtij mjeti? 7 A do të dëshironit të jetonit në ishullin e liliputëve? A do të përfitonit nga fakti se ju jeni shumë më i madh se ata? DetyrëLexoni pjesën ku Guliveri shkon në ishullin e gjigantëve, ku raportet në përmasa përmbysen. Më pas, diskutoni në klasë sjelljen e Guliverit në të dy vendet. Letërsia me fantazi dhe aventuraLetërsia me fantazi dhe aventura karakterizohet nga:rrëfime të historive me magji;rrëfime ku ndodhin mrekulli;prania e dukurive mbinatyrore. Në letërsinë me fantazi dhe aventura gjejmë një sërë elementesh që janë vazhdimisht të pranishme: 1. Udhëtimi: heroi ose heroina ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm.Në këtë udhëtim, ata janë në kërkim të një thesari, të ndonjë objekti magjik, të zgjidhjes së ndonjë enigme. Gjatë udhëtimit, atyre iu duhet të kapërcejnë pengesa të shumta apo të përballen me rreziqe të mëdha për jetën.2. Lufta: Heronjtë luftojnë me forca të panjohura apo edhe përtej moshës e përmasave të tyre fizike.3. Konflikti: Shpesh ai merr përmasat e përballjes mes së mirës dhe së keqes.Lexojmë65

