Page 68 - Demo
P. 68


                                    Jules Verne (Zhyl Verni) lindi në vitin 1828, në Nantë të Francës. Fillimisht ndoqi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën si shkrimtar. Zhyl Verni ka shkruar 58 romane, ndër të cilët më të njohurit janë: “Ishulli misterioz”, “Rreth botës për 80 ditë”, “20 milje nën det”, “Nga Toka në Hënë”, “Udhëtim në qendër të Tokës”, “Aventurat e kapitenit Hateras”, “Fari në fund të botës”, “Sfinksi i akujve”, “Bijtë e kapitenit Grant”, “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, “Dy vjet pushime” etj. Pas suksesit të veprave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në të gjithë botën. Vdiq në Amien, më 24 mars 1905. Pllakosi nata. Ish hëna e re dhe atë natë gjithë banorët e atij vendi nuk do ta shihnin yllin e argjendtë. Vetëm shkëlqimi i drithëruar i yjeve e ndriçonte fushën. Edhe Glinaveni, Roberti dhe Talkavi i qenë nënshtruar asaj ligjësie të përbashkët. Të shtrirë në shtratin e trashë me tërfil, i kish zënë një gjumë i rëndë. Kuajt, të këputur nga të lodhurit, kishin rënë përdhe; vetëm Tauka, vërtet kalë race, po flinte ngritur mbi të katër këmbët, krenar si në pushim, edhe në veprim, dhe gati të sulej posa t’i bënte i zoti shenjën më të vogël. Por ndaj orës dhjetë, pas një gjumi të shkurtër, indiani u zgjua. Sytë iu bënë qelq nën vetullat e vrenjtura dhe veshët i zgjati nga fusha. Sikur donte të rrëmbente ndonjë tingull të pandijshëm. Sakaq një shqetësim i vagëlluar iu duk në fytyrë, sado që e kish zakon të qëndronte gjithnjë gjakftohtë. Mos kish ndier të afroheshin indianë endacakë, ose jaguarë, tigra uji ose shtazë të tjera të hatashme, që nuk mungojnë në afërsi të lumenjve? Duket se ky do të kishte qenë shkaku, se u hodhi një sy të shpejtë lëndëve djegëse që ndodheshin në atë vathë dhe shqetësimi iu shtua ca më shumë. ( ...) Nuk priti gjatë. Një klithmë e çuditshme, një përzierje të lehurash dhe ulërimash gjëmoi në Pampas. Krisma e pushkës iu përgjigj dhe u ndoq nga njëqind klithma të hatashme. Glinaveni dhe Roberti, që u zgjuan befas, brofën në këmbë.Kjo pjesë është shkëputur nga romani “Bijtë e Kapitenit Grant”. Një mesazh në shishe transmeton një lutje urgjente nga dikush që rezulton i humbur për një kohë të gjatë. Ky është kapiteni Grant. Anija e tij, “Britania”, është mbytur, por ai ështëgjallë dhe mbahet peng. Fëmijët e kapitenit Grant, Meri dhe Robert, së bashku me mikun e tyre, Z. Glinaven, nisin një ekspeditë shpëtimi. Duke sfiduar kohën dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre, ata janë të vendosur për të gjetur dhe për të shpëtuar kapitenin Grant. Në këtë pjesë, autori rrëfen për një nga rreziqet e mëdha që u kanoset atyre gjatë rrugëtimit në kërkim të kapitenit Grant. Të rrethuar nga ujqit e kuqPara leximitLexojmë66Tekste me fantazi dhe aventura
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72