Page 69 - Demo
P. 69
Të rrethuar nga ujqit e kuq – Ç’është? – pyeti djaloshi Grant. – Indianë? – tha Glinaveni. – Jo, – iu përgjigj Talkavi, – aguaras.Roberti vështroi Glinavenin në sy.– Aguaras? – pyeti.– Po – iu përgjigj Glinaveni, – ujqit e kuq të Pampasit. – Glinaveni e kuptoi aty për aty se me këtë emër, indianët e Pampasit quajnë ujkun e kuq.Ky mishngrënës, canis jubatus i natyralistëve, e ka shtatin sa të një qeni të madh dhe kokën si të dhelprës, e ka qimen të kuqe kanellë dhe në shpinë i valëvitet një krifë e zezë në tërë peshkun e kurrizit. Kjo shtazë është shumë e shkathët dhe e fuqishme...Glinaveni dhe Roberti u vendosën te hyrja e ramadës. Kishin ngritur pushkët dhe qenë gati të shtinin kundër radhëve të para të aguarasve, kur Talkavi ua mbajti me dorë armët që kishin në sy.– Ç’kërkon Talkavi? – tha Roberti. – Na ndalon të shtiem! – u përgjigj Glinaveni. – Po pse?– Mbase sepse nuk i duket që ka ardhur çasti i volitshëm. Po s’qëndronte këtu shkaku që e bënte indianin të vepronte kësisoj; kish një arsye shumë të rëndë dhe Glinaveni e kuptoi kur Talkavi ngriti thesarin e barutit, e përmbysi dhe ia tregoi se qe pothuaj bosh. – Ahere? – i tha Roberti.– Ahere na duhet të kursejmë barutin. Gjahu i sotëm na kushtoi shtrenjtë dhe tani jemi ngushtë me saçma e barut. S’na mbeten as njëzet të shtëna.Djaloshi nuk u përgjigj.– A ke frikë, Robert?– Jo, milord.– Rrofsh, biri im. Në atë çast u dëgjua një krismë tjetër. Talkavi kish vrarë një armik shumë guximtar; ujqit, që po vinin grumbuj-grumbuj, u prapsën dhe u mblodhën kokë më kokë ndo njëqind çapa nga vatha. Sakaq Glinaveni, si pas një shenje që i bëri indiani, zuri vendin e tij; ky mblodhi kashtën, barin, tërë lëndën djegëse që gjeti, e grumbulloi në hyrje të ramadës dhe hodhi përsipër një thëngjill që ish akoma ndezur. Pas pak, një perde flakësh u ndeh në sfondin e nxirë dhe nëpër plasat e tyre u duk fusha që po ndriçonte nga xixëllima të lëvizshme. Ahere Glinaveni e pa sa të shumta ishin këto kafshë dhe sa vështirë ishte t’u bëhej ballë. peshk - këtu: sharra e kurrizit.FjalorLexojmë67

