Page 70 - Demo
P. 70


                                    – Për një orë, – tha ai, – s’do kemi as barut, as saçma, as zjarr. Mirëpo nuk duhet të presim atë çast për të marrë një vendim të prerë. Iu drejtua, pra, indianit dhe, me ato pak fjalë spanjolle që i kishin mbetur ndër mend, ia nisi me të një bisedimi që u ndërpre dendur nga të shtënat e pushkëve. Ata, të dy burra, mezi merreshin vesh. Për fat të mirë, Glinaveni i dinte zakonet e ujqve të kuq. Po të mos kish ditur, s’do kish mundur të kuptonte fjalën dhe lëvizjet e tij.– Po ç’u përgjigj ai? – pyeti Robert Granti.– Më tha që, me çdo kusht, duhet të qëndrojmë gjersa të zbardhë drita, se në atë kohë ky farë ujku hyn në strofkën e tij.[...] Ndaj orës dy të mëngjesit, Talkavi hodhi në zjarr edhe krahun e fundit me lëndë djegëse dhe nuk u mbeteshin më veç edhe pesë të shtëna. [...] Befas u dëgjuan kthetrat e tyre të ngulen në dërrasat gjysmë të kalbura. Nëpër hunjtë e lëkundshëm po kalonin këmbët e tyre të fuqishme, zverku i tyre i përgjakur. Kuajt, të çakërdisur, këputën litarët dhe po rendnin brenda vathës si të tërbuar nga frika. Glinaveni e rroku në krahët e tij djaloshin, që ta mbronte gjer në pikën e fundit. Mbase po mendonte të sulej përjashta duke kërkuar shpëtim në një ikje të pamundur, kur sytë i vajtën tek indiani. – Po na lë! – thirri ai, kur e pa Talkavin që po mblidhej te freri, si një kalorës që është gati t’i hidhet kalit në shalë. – Ai, kurrën e kurrës! – tha Roberti.Dhe vërtet, indiani po bënte çmos tani, jo që t’i linte miqtë, po që t’i shpëtonte duke bërë fli vetveten. Tauka qe gati: kafshonte frerin me dhëmbë, hidhej përpjetë; sytë e tij, tërë zjarr, lëshonin xixa; e kish kuptuar të zonë. – Robert, mor bir! A po dëgjon? Kërkon të bëhet fli për ne! Kërkon të sulet në Pampas, që t’i largojë ujqit nga ne dhe t’i tërheqë pas vetes!– Talkav, – iu përgjigj Roberti, duke i rënë ndër këmbë Patagonasit, mik i dashur, mos na lër!– Jo! – tha Glinaveni, – nuk do na lërë. Dhe iu kthye indianit:– Hajt të nisemi bashkë, – i tha duke i treguar kuajt të trembur dhe të rrasur pas hunjvet.– Jo, – iu përgjigj indiani, që i kuptoi fare mirë ato fjalë. – Shtazë e keqe. Frikë. Tauka. Kali i mirë.– Ashtu qoftë! – tha Glinaveni. – Talkavi nuk do largohet nga ti, Robert! Ai po më mëson se ç’duhet të bëjë! Po nisem unë! Ai le të mbetet me ty. Pastaj rroku frerin e Taukës.– Do nisem unë! – i tha. – Jo, – iu përgjigj Patagonasi me gjakftohtësinë më të madhe. – Unë, të them, – i thirri Glinaveni duke i rrëmbyer frerin nga dora. – Unë, të them! Shpëtoje këtë djalë! Ta kam lënë amanet, Talkav. [...] Glinaveni dhe Talkavi mezi patën kohë t’ia hidhnin sytë Robertit, kur ky, i kapur pas krifës së Taukës, u zhduk në errësirë. Lexojmë68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74