Page 71 - Demo
P. 71
Studim teksti– Robert! Mor qyqar! – i thirri Glinaveni.Po këto fjalë s’i dëgjoi dot as indiani vetë. Shpërtheu një ulërimë e llahtarshme. Ujqit e kuq, që u sulën pas gjurmëve të kalit, ia mbathën nga perëndimi me një shpejtësi fantastike. [...] Në orën katër të mëngjesit zuri të zbardhë drita. Kish ardhur çasti për t’u nisur. – Hajt, për udhë, – tha indiani.Për një orë të tërë, ata ecën kështu vetëtimthi, duke kërkuar me sy dhe duke pasur frikë se mos takonin kufomën e tij të përgjakur. Glinaveni ia bëri copë ijët kalit të tij me mamuzet e veta. Më në fund u dëgjuan ca krisma pushke. – Ata janë, – thirri Glinaveni.Talkavi dhe ai i nganë kuajt edhe më tepër dhe, pas pak, hasën çetën e vogël të udhëhequr nga Paganeli. Një klithmë doli nga gjoksi i Glinavenit. Roberti ish me të, i gjallë, tamam i gjallë, kaluar mbi Taukën madhështor që hingëllinte tërë gëzim duke parë të zonë. [...][...] – Pse mor bir, pse nuk e le Talkavin ose mua të bënim orvatjen e fundit që të të shpëtonim?– Milord, – iu përgjigj djali me theksin më të thellë të mirënjohjes. – A nuk qe detyra ime për t’u bërë fli? Talkavi më shpëtoi një herë jetën, kurse ju, ju po më shpëtoni babanë. mamuze – kllapë hekuri në trajtë potkoi, të cilën kalorësit e mbërthejnë pas thembrës së çizmes për të shpuar kalin që të ecë më shpejt. Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit.Kur zhvillohen ngjarjet e rrëfyera në këtë pjesë?Çfarë po bënin personazhet para se të dëgjonin krismën e pushkës? Kush prej tyre e zbuloi rrezikun që po u kanosej?Çfarë përdorën në fillim për të sprapsur rrezikun? Pse u shqetësua aq shumë Talkavi? Çfarë rreziku përbënte për ta prania e aguarasve? Analizojmë tekstin 2 Plotësoni tabelën me veçoritë fizike dhe ato të sjelljes së aguarasve.Veçoritë fizike Veçoritë e sjelljes3 Në ç’mënyrë mund të shpëtojnë personazhet tona prej aguarasve? FjalorLexojmë69

