Page 72 - Demo
P. 72


                                    Studim teksti4 Gjeni në tekst momentin që duket sikur situata është pa asnjë rrugëdalje.5 Duke u nisur nga pjesa që lexuat, çfarë moshe mendoni se është Roberti?6 Kush ishte i gatshëm në një moment shumë të vështirë, të rrezikonte dhe të flijohej për të shpëtuar shokët? Shënoni me përgjigjen e saktë. Talkavi Glinaveni Roberti 7 Kush prej personazheve të lartpërmendura rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët? 8 Shkruani në fletore emrat e të gjitha personazheve që marrin pjesë ose që përmenden në këtë pjesë. Interpretojmë tekstin 9 Çfarë ndjesish përjetoni gjatë leximit të kësaj pjese? Shënoni me përgjigjen. Frikë VlerësimDhimbje Trishtim Ankth Mërzi 10 Çfarë arsyesh e shtynë Robertin të kryente veprimin e përshkruar në tekst? DetyrëA keni lexuar ndonjë roman tjetër të shkrimtarit Zhyl Vern? Shkruani përmbajtjen e tij ose përmbajtjen e pjesës së mësipërme.ShkruajmëRishikimi i një tekstiRishikimi i një teksti kërkon shqyrtimin e punës me shkrim nga ana kuptimore, leksikore, gramatikore, drejtshkrimore dhe nga pikësimi.Rishikimi i shkrimit nga ana kuptimore Verifikoni që shkrimi ta shtjellojë temën e dhënë me ide që lidhen nga ana kuptimore me të. Verifikoni nëse fjalitë e shkrimit lidhen nga ana logjike me njëra-tjetrën dhe formojnë paragrafë që kanë kuptim. Verifikoni që shkrimi të jetë i organizuar sipas strukturës hyrje – zhvillim – mbyllje.Rishikimi i shkrimit nga ana leksikore Verifikoni që fjalori i shkrimit të jetë i larmishëm dhe i zgjedhur me kujdes. Gjeni fjalët e huaja që mund të keni përdorur dhe zëvendësojini ato me gjegjëse të shqipes.Rishikimi i shkrimit nga ana gramatikore Verifikoni që kohët e foljeve të jenë shkruar si duhet. Verifikoni përshtatjen gramatikore mes emrave, mbiemrave dhe foljeve. Verifikoni ndërtimin e fjalive dhe renditjen e gjymtyrëve të tyre. A arrijnë ta përcjellin si duhet informacionin që doni të transmetoni?Rishikimi i shkrimit nga ana drejtshkrimore Verifikoni saktësinë drejtshkrimore të fjalëve që përbëjnë shkrimin.Rishikimi i shenjave të pikësimit Verifikoni që t'i keni vendosur si duhet shenjat e pikësimit, duke u bazuar në njohuritë e deritanishme.Rishikoni, sipas rregullave të mësipërme, përmbajtjen që shkruat në rubrikën “Detyrë”.Lexojmë70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76