Page 73 - Demo
P. 73


                                    Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar, shkrimtar. Lindi në vitin 1913, në Dhërmi të Himarës, të cilin e quante fshati më i bukur në botë. Mori pjesë në Luftën e Spanjës së bashku me një grup shqiptarësh patriotë, që dolën vullnetarë për të luftuar kundër fashizmit. Atje ai takoi Heminguejin, shkrimtarin e njohur, të cilin do ta vlerësonte gjithë jetën. Në vitin 1940, u burgos nga italianët, që asokohe kishin pushtuar Shqipërinë, dhe përfundoi në kampin e Ustikës, një ishull afër Palermos. Shumë nga këto eksperienca ai i ka pasqyruar në veprat e tij. Petro Marko ka botuar një sërë romanësh, si: “Qyteti i fundit”, “Stina e armëve”, “Halimi”, “Ultimatum”, “Një emër në katër rrugë”, “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista”, “Shpella e Piratëve” etj. Përleshja e kryetrimit me kryepiratinKjo pjesë është shkëputur nga romani “Shpella e piratëve”. Një grup fëmijësh, të karakterizuar nga guximi, por edhe kurioziteti i moshës, hyjnë në atë që njihet si shpella e piratëve. Aty gjejnë një libër, në të cilin rrëfehet historia e kryetrimit Gjonbaba (që mbronte interesat e banorëve vendas) dhe e kryepiratit Rusman El Namsuri, i cili kishte nëntë vjet që vriste e priste, plaçkiste dhe shkatërronte anijet që kalonin në det. Ndërmjet tyre zhvillohet një dyluftim i tmerrshëm për jetë a vdekje, që në libër rrëfehet me nota të forta fantastike. Para leximitArritëm në një shpellë të vogël. Në hyrje kishte shumë shtylla. Hymë brenda. Dyshemeja ishte me kalldrëm. Shpella dukej si një dhomë, se kishte kamare, potone, mindere guri dhe një shtrat. Fenerët që mbanim në duar ngriheshin e uleshin, siç ngrihej dhe ulej vala e kureshtjes sonë për ato që shikonim. Gjonbaba u mundua shumë sa e çeli atë kamare të gjatë si qivur. Ishte një kanavetë e bërë me një trung të prerë e të gdhendur bukur. Gëëërrr! – bëri kapaku, kur u hap. – Më ndihmoni! – u dëgjua zëri i Gjonbabës sonë. Sa i rëndë që ishte kapaku! Si plumb. Tetë duar e mbanin! Kurse duart e Gjonbabës preknin gjëra të çuditshme: një shpatë, një mburojë, helmetë,... dhe një libër të madh me fletët prej papirusi të fortë...Gjonbaba e mori këtë libër gjigant. Mezi e ngriti. Kur u largua pakëz, urdhëroi:– Mbylleni!Ne e mbyllëm kanavetën. Dhe iu afruam kapedanit tonë, që e kish shtrirë librin e madh mbi një poton. Ai, gati sa s’fluturoi nga gëzimi. Çeli disa faqe dhe u kthye nga ne:– Është historia e shpellës së piratëve!kamare – hapësirë si dollap i vogël në mur, zakonisht në anë të oxhakut, ku vihen enë a sende të tjera të vogla.potone – vend i ngritur prej guri anash portave, për t’u ulur. kanavetë – arkë e vogël ku mbahen sende me vlerë. pirat – kusar deti.FjalorLexojmë71Tekste me fantazi dhe aventura
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77