Page 74 - Demo
P. 74
– Me kujdes! – tha Fotua. – Mos na bëhet shkrumb!– Mirë e ka! – pohoi Gjonbaba. – Se me të vërtetë, gati të bëhet hi është! Dhe kush e di ç’vlerë ka... Po, pa dale të shohim, se mos nxjerrim ndonjë fjalë...I pari që zbuloi emrin e Rusman El Namsurit, ish Fotua.– Afroi më shumë fenerët! E mos e prekni librin! – urdhëroi Gjonbaba ynë dhe e ktheu, duke u nisur nga faqja e parë. – Shkronjat janë pak a shumë si tonat, po më të përdredhura...“U Gion Nipi, Biri i Gion birit et nipi i zullumadhit kapedan Gionbaba shkruoj istoria e ksaj spelle, liruo ka fundi vitit 999 kontra saraçenëve... Im zot gysi Gionbaba dëbou et mundi kursarin kapedan pirat Rusman El Namsur”...– Shumë mirë! Shumë mirë! – thirri i entuziazmuar Jani. – Qenka shkruar shqip... E kuptojmë mirë!– Po – tha, gati për të fluturuar nga gëzimi, Fotua, – unë e kuptova. Megjithëse është shqipe e vjetër. – Domethënë, im atë e paskish dëgjuar mirë që Gjonbaba kish mundur Rusman El Namsurin!– Po ku e dinte ai? – pyeti Fotua. – Nga gojëdhëna! – u përgjigj Gjonbaba ynë. – Që shekuj e shekuj me radhë. Po tani kini durim sa të nxjerrim këtë shkrim e këto fjalë të lashta...– Domethënë këto i shkruan Gjonnipi! – Këndoje me ngadalë. Ç’thotë ashtu? – pyeta unë, i kredhur në ato që lexonte Gjonbaba ynë.– Aman, mos e ndërpritni! – ulëriti Fotua. – “... El Rusman El Namsur ndezi beleg tek Perrua hores inë, kur si rrufe flakrua kapedan zullumadh Gionbaba et nië dit et dy net përlesje strou përdhe Rusman El Namsur, uku i deteve et ziarri i stereve... I preu katinën me zverk të rrumbullaktë sa të kaut et miekër të gjatë gjer te komba... Giaku rrodhi rrëke të përruo kië sot kiuhet Perruo Rusmanit...”Kjo fletë nuk lexohet dot. – Me ngadalë se mos griset! Kur të dalim së këtejmi, do të përpiqemi ta lexojmë! – tha Fotua. [...][...] E kuptuat gjer këtu? – pyeti Gjonbaba ynë. – Unë jo! – tha Lulja, që ish gjunjëzuar dhe mbante pranë librit fenerin e saj. – Si s’e kuptove? – u hodha unë. – Shumë e qartë: Gjonbaba nxori nga shpella Rusman El Namsurin dhe e ndoqi dhe, pas një ditë e dy net lufte, e shtriu përdhe dhe i preu kokën aty ku sot quhet Përroi i Rusmanit. – Se ç’domethënë beleg? Ç’domethënë hora? – pyeti Jani.katinë – kokë.fellukë – varkë druri e vjetër.këllëç – shpatë ose thikë me dy tehe, që mbahet në brez.FjalorLexojmë72

