Page 75 - Demo
P. 75
– Beleg, domethënë luftë! Hora, domethënë, qyteti. – u përgjigj i sigurt Gjonbaba ynë, si një njeri që i di të gjitha. – Pa dale, se këtu nga njëra anë përshkruhet si ka qenë Gjonbaba dhe nga ana tjetër si paraqitej Rusman El Namsuri...– Ai e lexoi e pastaj u ngrit më këmbë dhe përsëriti:“Gjonbaba, – shkruan Gjonnipi, – ishte dy metra i gjatë. Peshonte sa një ka. Fellukët zhyteshin në ujë, kur hypte ai në to. Një sy e kishte humbur në betejë kundër piratëve. Në faqen e djathtë kishte shumë të çara thike. Syrin e humbur e mbante të lidhur me një pece të zezë. Mjekrën e kishte të dendur dhe të gjerë gjer te gjoksi i tij katror. Këmbët i kishte të shpejta. Mund të qëndronte edhe një javë pa ngrënë. Po kur hante, s’i dilte një dem i pjekur në hell. Verën e pinte si ujë dhe kurrë nuk dehej. Ditën që do të luftonte me Rusman El Namsurin, provoi forcat duke ngritur në krahë një kalë të gjallë dhe duke shkulur një lis të moçëm... kur kollitej, sikur bubullinte. Kur qeshte, sikur shqyheshin çatitë e shtëpive. Nëntë vjet gjersa shkuli piratët nga kjo shpellë, që e kish kthyer në kala të pamposhtur, jetoi si i tërbuar; nëntë vjet gjaku kish skuqur detin. [...][...] Rusman El Namsurin, – tregonte pastaj Gjonbaba ynë, – ishte një ujk i detit. Thuhet se kishte lindur nga një magjistare këtej Maleve të Sinajës. Kishte trupin e një gjarpri, se me gjarpërinj ish rritur. Thonë se ushqehej me trutë e peshkut dhe mund të zinte të gjallë edhe peshkaqenin; thonë se kafshët i vinte në gjumë me një shikim dhe delfinët i shkonin si manarë; thonë se kur këndonte ai, flinin erërat e detit... thonë se ishte martuar me të Bukurën e Dheut që banonte në fund të detit... thonë se asnjë rrufe nuk e godiste ... thonë...Rusman El Namsuri gajasej, hante, pinte, plaçkiste, vriste, digjte... Ndërsa Gjonbaba e ftonte të dilte në mejdan e të provonte forcën e tij... Kryepirati ishte dhelpër. E kish parë nga shpella Gjonbabën dhe kish kuptuar se po të ndeshej me të, do të humbiste, do të vritej...Në kohën kur bota priste kiametin, se për pak ditë do të agonte viti 1000, gjë që e priste edhe vetë i biri i magjistares, gjarpri dhe ujku i detit, Rusman El Namsuri, ndodhi ajo që ndodhi: kryepirati duke u kapardisur doli me fellukë dhe sodiste malet tona... Gjonbaba, që për nëntë vjet, nëntë muaj, nëntë javë e nëntë ditë e ruante, dha urdhër që të bllokohej hyrja e shpellës dhe dalja në det të hapur. Dhe i doli përkundruall atij që i trembeshin dhe peshkaqenët e detit. Dhe bërtiti. Ku je, o pjell’ e errësirës dhe ligësisë! Dil në fushë të mejdanit, o turp, o i lyer, i zhyer, i gërryer, o derr, o gjarpër, o hie...[...] Përleshja zgjati nëntë orë! Luftonin bajlozi i zi me zotin e vendit! Dhe ku binin të dy të mbërthyer, rrokulliseshin shkëmbinjtë. E po të binin në trungjet e lisave apo të ullinjve, trungjet thyheshin sikur të ishin kashtë misri. Lexojmë73

