Page 76 - Demo
P. 76
Studim tekstiPiratët saraçenë ulërinin si çakej të tërbuar për t’i dhënë zemër kapidanit të tyre, që dukej si një bishë e trullosur... Kur ish duke perënduar dielli, Gjonbaba e sulmoi me tërbim, e shtriu përdhe, nxori këllëçin dhe i preu kokën. Gjaku shkoi rrëke...dhe ai vend u bë përrua i gjerë... Ish gjaku i Rusman El Namsurit që e çeli atë përrua.... Saraçenët, të tmerruar, ua hipën fellukëve të tyre dhe u zhdukën në horizontin e detit, që po errësohej”...Vendosëm ta ndërprisnim leximin. Gjonbaba ynë na hodhi një shikim, për të na parë se në ç’gjendje ishim.Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit:Si ishte pjesa e brendshme e shpellës? Me çfarë ngjante?Çfarë kishte brenda në kanavetë?Për çfarë flitej në librin që gjetën fëmijët? Në çfarë gjuhe ishte shkruar libri? Kush e kishte shkruar librin?A kishin dëgjuar ndonjëherë fëmijët për personazhet që përmenden në libër? Nga kush kishin dëgjuar?Sa kohë zgjati lufta mes Gjonbabës dhe Rusman El Namsurit? Kush e fitoi dyluftimin? Analizojmë tekstin 2 Gjeni në tekst elemente që tregojnë respektin që kanë fëmijët për komandantin e zgjedhur prej tyre.3 Paraqitni me anë të diagramit të Venit karakteristikat fizike dhe morale të Gjonbabës dhe Rusman El Namsurit. 4 Gjeni në tekst fjalitë që tregojnë qëndrimin e Gjonbabës ndaj piratit Rusman El Namsuri. Shpjegoni arsyet e një qëndrimi të tillë. Gjuha e tekstit 5 Gjeni në tekst fjalë që i përkasin gjuhës shqipe, por tregojnë se libri është shkruar shumë kohë më parë. 6 Gjonbaba përshkruhet me përmasa të hiperbolizuara. Gjeni në tekst hiperbolat që shprehin këtë gjë.Reflektojmë rreth tekstit7 Duke u nisur edhe nga pjesa që lexuat, diskutoni rreth rolit që kishte deti për njerëzit që jetonin pranë tij apo për ata që udhëtonin me anije. Përshkruani vështirësitë me të cilat përballeshin ata, sidomos rreziqet që u kanoseshin nga piratët. DetyrëA keni lexuar libra të tjerë, në të cilët rrëfehen histori me piratë? Diskutoni në klasë rreth subjektit të tyre. Lexojmë74

