Page 77 - Demo
P. 77
Astrit Bishqemi lindi në Elbasan. Ka punuar arsimtar dhe ka qenë redaktor i gazetës lokale \Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan. Ka shkruar vjersha, tregime, romane, tekste mësimore dhe novela. Është shquar veçanërisht në lëvrimin e letërsisë fantastikoshkencore. Ndër krijimet e këtij zhanri përmendim “Gëzofi i Tokës”, “Përtej oborrit diellor”, si dhe “Udhëtim i jashtëzakonshëm”.Qartë, qartë, mendova unë, po përsëri... jo dhe aq qartë. Ja, fjala vjen, si vepron anija kur has në truallin e fortë të ndonjë shpelle, si në rastin kur u takua me ne? Pas një ngurrimi, ia thashë këto paqartësi komandantit. – Në ato raste, na vjen në ndihmë tanku...– Tanku?! – hapëm sytë ne.Megjithëse përmenda pak më parë zinxhirët, harrova t’ju sqaroj për ta. Në sipërfaqe, nëndhesja jonë është e pajisur për së gjati me katër palë zinxhirë si ato të tankut, por tepër të modifikuar. Këta shërbejnë për t’i dhënë shpejtësinë e duhur, pra për ta shtyrë atë përpara, ashtu si edhe timoni i saj. Kur anija has në truallin e ndonjë shpelle ose del në sipërfaqe të tokës, ecën vetëm me anë të zinxhirëve, si tanku. – Bukur i paskish gjetur, – tha kësaj radhe i entuziazmuar. – Por përsëri...– Hë, ke edhe ti ndonjë paqartësi tjetër? – Po, e kam fjalën... Dua të them... si veproni kur s’ka as truall e as mjedis të fortë: shkëmb, mineral ose dhe, që i copëtoni e i thërrmoni? Pra, ta zëmë se gjatë udhës ju del përpara një humnerë. Si veproni në këtë rast? Mos fluturoni si aeroplani?– Jo.– Atëherë do të gremiseshit në hon.Vërtet, mirë e kishte menduar shoku im. Nuk më pati shkuar mendja në një rast të tillë. Me siguri nëndhesja do të gremisej. Njerëzit gjithmonë janë përpjekur të ndërtojnë pajisje, nëpërmjet të cilave plotësojnë disa nga dëshirat apo pasionet e tyre, p.sh. të udhëtojnë nën tokë, të zhyten në ujë, në thellësi të mëdha, të fluturojnë në hapësirë etj. Për ndërtimin e këtyre pajisjeve, shkencëtarët bëjnë studime të panumërta mbi natyrën, objektet, kafshët. Shpesh, ata shfrytëzojnë aftësitë e veçanta të kafshëve për t’i përdorur në shpikjet apo zbulimet e tyre shkencore. Në këtë tekst, flitet për një nëndhese, e cila është ndërtuar në bazë të mënyrës se si orientohet një lakuriq nate në errësirë. NëndhesjaPara leximitnëndhese – pajisje që shërben për të udhëtuar nën tokë. gremis – rrëzoj dikë nga një vend i lartë.hon – gropë e thellë me anë të thepisura, greminë, humnerë.FjalorLexojmë75Tekste me fantazi dhe aventura

