Page 78 - Demo
P. 78


                                     – Jo, – përsëriti komandant Ylli. – More... ju sikur më thatë se në shpellë ditën e parë kishit shkuar për të zënë një lakuriq nate, kështu? – Po, – thashë. – Partini dëmtoi lakuriqin e natës në shkollë dhe vendosëm ta zëvendësonim.  – Pa të shohim çfarë keni mësuar për lakuriqët e natës në zoologji! Partini, siç duket, iu kujtua ora kur qe ngritur në mësim dhe ia nisi si gjinkallë. – Lakuriqi i natës. Lakuriqi i natës është më e çuditshmja nga të gjitha kafshët në botë. Megjithëse fluturon, nuk është shpend.Bën pjesë në klasën e gjitarëve dhe i ushqen të vegjlit me qumësht. Ka dy palë gjymtyrë. Kocka e krahut...– Mirë, mirë, – e ndërpreu komandanti në mënyrë të tillë, saqë, ndoshta, Partinit do t’i jetë dukur sikur përsëri lakuriqi i ra nga duart dhe u shkërmoq në dysheme. – Të ndalemi në njërën nga çuditë e kësaj kafshe. Si shikon, si orientohet natën xëc?Ej ç’punë! Kësaj pyetjeje do t’i druhesha sikur të më ngrinin në mësim. I kisha shumë qejf lakuriqët e natës si banorë të shpellave. Dhe do ta kisha dëgjuar me vëmendje shpjegimin e mësueses, po të më kishin lënë të qetë pleshtat e dhelprës.Ai që më nxori përsëri nga sikleti ishte Partini. – Megjithëse është një kafshë e natës, sytë e saj janë pak të zhvilluar, madje nuk i hyjnë fare në punë. Edhe kur shkencëtarët ia mbyllën me leukoplast, fluturoi për bukuri në dhomën e mbushur tërë pengesa, pa u përplasur asgjëkund. Veç nuk ndodhi kështu kur ia shtuposën veshët me dyllë. Doli pra, që lakuriqi i natës shikonte jo me sy, por... me veshë. Nga këto që po dëgjoja, çakërrita sytë. Sa interesante! Lakuriqi na shikuaka me veshë! Mos nuk e kisha dëgjuar mirë? Hajde po deshe e mbaje mendjen te pleshtat kur shpjegon mësuesja e zoologjisë!xëc – errësirë e madhe, terr.çakërrit – hap shumë sytë sa më dalin e më shkojnë anash, zgurdulloj.ultratinguj – tinguj që nuk kapen dot nga veshi i njeriut. FjalorLexojmë76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82