Page 81 - Demo
P. 81


                                    Antoine de Saint-Exupéry (Antuan de Sent-Ekzyperi) (1900-1944) është shkrimtar, gazetar dhe pilot. Ka fituar shumë çmime të rëndësishme letrare në Francë dhe në ShBA. Vepra e tij më e njohur është “Princi i vogël”, novelë e lexuar nga fëmijët në mbarë botën.Unë mësova kështu një gjë tjetër shumë të rëndësishme: planeti nga vinte ai, ishte pak më i madh sesa një shtëpi!Por nuk u habita shumë. E dija fare mirë se përveç planetëve të mëdhenj, si Toka, Jupiteri, Marsi dhe Venusi, të cilëve u kemi vënë emra, ka dhe qindra të tjerë që shpesh janë aq të veckël, sa mezi shihen edhe me teleskop. Kur një astronom zbulon njërin prej tyre, ai i vendos një numër në vend të emrit. Mund ta quajë, për shembull, “Asteroidi 325”.Jam i bindur, për shumë arsye të forta, se planeti nga vinte princi i vogël është asteroidi B 612. Ky asteroid është parë vetëm një herë me teleskop, më 1909, nga një astronom turk. Ky astronom e shpalli zbulimin e tij me bujë të madhe përpara një kongresi ndërkombëtar të astronomisë. Por askush nuk e besoi, për shkak të rrobave turke që kishte veshur. Se kështu janë të rriturit. Por, për fatin e mirë të asteroidit B 612, një diktator turk hartoi një ligj, i cili i dënonte njerëzit me vdekje, në qoftë se nuk visheshin në mënyrë evropiane. Astronomi e shpalli sërish zbulimin e tij më 1920, me një veshje shumë elegante. Dhe kësaj radhe e besuan të gjithë. Tregova kaq shumë hollësi rreth asteroidit B 612, madje shënova edhe numrin e tij, pikërisht për shkak të të rriturve, që vdesin për shifra. Kur ne u flasim atyre për ndonjë shok të ri, ata nuk na pyesin kurrë: “Si e ka zërin? Cilat lodra i pëlqejnë më shumë? A koleksionon flutura?”. Përkundrazi, ata na pyesin: “Sa vjeç është? A ka vëllezër e motra? Sa peshon? Sa para fiton babai i tij?”. Pandehin se vetëm kështu mund ta njohin më mirë. Sikur ne t’u themi të rriturve: “Kam parë një shtëpi të bukur me tulla të kuqe, me lule kacavjerrëse në dritare dhe me pëllumba mbi çati”, ata nuk e përfytyrojnë dot se si mund të jetë kjo shtëpi. Sepse, duhet t’u themi: “Pashë një shtëpi Kjo pjesë është shkëputur nga novela e njohur “Princi i vogël”. Rrëfimtari është një pilot. Një ditë, avioni i tij u përplas në shkretëtirën e Saharasë. Gjatë përpjekjeve për të riparuar motorin e avionit, pilotit iu shfaq një djalë i vogël, i cili i kërkoi t’i vizatonte një dele. Në këtë pjesë, ai na tregon se ky djalë ishte një ‘princ i vogël’, që vinte nga shumë larg, nga asteroidi B 612.Një mik i paharruarPara leximitfranga – njësia monetare bazë e Francës para vendosjes së euros.boa – gjarpër shumë i madh johelmues, që jeton në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që e mbyt gjahun duke iu mbështjellë e duke e shtrënguar.FjalorLexojmë79Tekste me fantazi dhe aventura
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85