Page 82 - Demo
P. 82


                                    Studim tekstiqë kushton njëqind mijë franga!” Atëherë, ata zënë e thërrasin: “Uu, sa e bukur qenka!”Prandaj, nëse ne u themi: “Prova që princi i vogël ka ekzistuar është se ai ishte i mrekullueshëm, se qeshte, se donte një dele. Kur dikush kërkon një dele, do të thotë se kjo është një provë që ai ekziston”, ata do të mbledhin supet dhe do të na trajtojnë si fëmijë të vegjël! Por, sikur t’u themi: “Planeti prej nga ai vinte është asteroidi B 612”, atëherë do të binden dhe nuk do të na bëjnë më pyetje.Të mëdhenjtë kështu janë. Nuk duhet t’u mbajmë mëri. Fëmijët duhet të jenë mjaft zemërgjerë me të rriturit. Por, pa dyshim, ne, që e dimë si është jeta, nuk na bëjnë përshtypje shifrat! Do të kisha dashur që këtë histori ta kisha filluar siç fillojnë përrallat dhe të kisha shkruar:“Na ishte njëherë një princ i vogël, i cili banonte në një planet pak më të madh se ai vetë dhe dëshironte të kishte një shok...”.Për ata që e kuptojnë jetën, kjo do të tingëllonte shumë më e vërtetë.Sepse mua nuk më pëlqen që librin tim ta lexojnë pa vëmendje. Sepse, teksa rrëfej këto kujtime, shpirti më mbushet me pikëllim. Kanë kaluar gjashtë vjet që kur miku im u largua, bashkë me delen. Prandaj dhe po e përshkruaj këtu, që të mos e harroj. Është shumë e trishtë të harrosh një mik. Jo të gjithë mund të kenë miq. Po e harrova, edhe unë mund të bëhem si të rriturit, të cilët e kanë mendjen vetëm te shifrat. Prandaj dhe bleva një kuti me bojëra e lapsa. Nuk është e lehtë të vizatoj tani, në këtë moshë, aq më tepër që nuk kam bërë prova të tjera që nga koha e boasnga përbrenda dhe boas nga jashtë, kur isha gjashtë vjeç! Do të përpiqem, kuptohet, që portretet të jenë sa më afër të vërtetës. Por nuk jam i sigurt nëse do të mund t’ia dal mbanë.Një vizatim më del mirë, por tjetri nuk i ngjan më. Gaboj pak edhe me gjatësinë. Në njërin, princi i vogël duket shumë i gjatë, në një tjetër shumë i shkurtër. Vras mendjen edhe për ngjyrën e rrobave të tij. Dhe filloj e pikturoj me hamendje, herë mirë e herë keq. Gaboj edhe te disa hollësi më të rëndësishme. Por këto ia fal vetes. Se miku im nuk më shpjegonte kurrë asgjë. Ndoshta më pandehte si veten e tij. Por, për fat të keq, unë nuk di ta shoh një dele përmes arkës. Ndoshta unë jam paksa si të rriturit. Me sa duket, jam plakur. Kuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Cila është rruga që ndiqet për të emërtuar një asteroid?b) Në çfarë mënyre u bë i njohur asteroidi B 612?c) Nga sa tregohet në këtë pjesë, sa i madh ishte planeti nga vinte princi i vogël?ç) Kur e ka parë rrëfimtari për herë të fundit princin?d) Përse po e shkruan rrëfimtari këtë libër? Çfarë nuk do që të harrojë ai?Lexojmë80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86