Page 83 - Demo
P. 83


                                    Studim tekstidh) Kur ka vizatuar për herë të parë rrëfimtari?e) Çfarë nuk mund ta kenë të gjithë?Analizojmë tekstin2 Gjeni në tekst paragrafët që tregojnë se rrëfimtari e shoqëron librin e tij me ilustrime.3 Cilat janë pyetjet që bëjnë të rriturit? Çfarë pyetjesh nuk bëjnë ata?4 Qarkoni alternativën ose alternativat e sakta.Çfarë ka veshur astronomi turk, çka bën që të tjerët të mos e besojnë se ka zbuluar asteroidin B 612?a) veshje evropiane; b) një fund;c) qeleshe; ç) veshje turke.Të rriturve u pëlqejnë:a) gjërat që kanë vlerë me të vërtetë; b) përrallat;c) numrat e shifrat; ç) shkronjat.Rrëfimtari në tregim përmend shifra: a) për t’i mbushur mendjen lexuesit/es se princi i vogël ekziston vërtet;b) për ta bërë bindës rrëfimin e tij për të rriturit;c) për të dhënë prova për ekzistencën e asteroidit B 612.5 Cilat janë disa nga cilësitë fizike dhe shpirtërore të Princit të vogël që përmenden në këtë pjesë?Interpretojmë tekstin6 Çfarë ka vlerë për të rriturit? Po për fëmijët?7 Çfarë qëndrimi mban rrëfimtari ndaj mënyrës se si i shohin gjërat të rriturit?8 Si mund të interpretohet thënia: “Prova që princi i vogël ka ekzistuar, është se ai ishte i mrekullueshëm, se qeshte, se donte një dele. Kur dikush kërkon një dele, do të thotë se kjo është një provë që ai ekziston”? Qarkoni alternativën/alternativat e sakta.a) Ata që i duan delet, janë të mrekullueshëm.b) Princi i vogël lozte dhe qeshte me delen e tij.c) Princi ka ekzistuar, sepse dëshironte të kishte një dele.ç) Ata që kanë dëshira, ekzistojnë. 9 Çfarë tregon kjo fjali për moshën e rrëfimtarit: \moshë, aq më tepër që nuk kam bërë prova të tjera që nga koha e boas nga përbrenda dhe boas nga jashtë, kur isha gjashtë vjeç!\10 Rrëfimtari shprehet se po e përshkruan mikun e tij, princin e vogël, që të mos e harrojë. Po ju, a i shkruani gjërat që janë të rëndësishme, për të mos i harruar? DetyrëShkruani një ese krahasuese me titull “Bota në sytë e fëmijëve dhe të rriturve”.Lexojmë81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87