Page 84 - Demo
P. 84
Joni Boçari (1998). Shkrimtar i ri, nga Shqipëria, i cili ka lëvruar letërsinë fantastike për fëmijë. Vepra e tij “Borfor”, është vlerësuar si më e mira në kategorinë e letërsisë për fëmijë, në kuadër të çmimeve kombëtare të letërsisë në vitin 2010.Borfor – provat e AskanosHistoria e romanit “Borfor” lidhet me një planet që ndodhet shumë larg planetit dhe galaktikës sonë. Ky planet i largët, që ngjan shumë me Tokën, quhet Bordjogan. Ndryshe nga planeti ynë, aty dihen shumë gjëra për jetën në hapësirë. Kjo sepse Bordjogani ka fatin që rreth e përqark vetes të ketë planetë të populluar nga qenie të gjalla nga më të ndryshmet, në varësi të planetit. Krijesat më të evoluuara që jetojnë në Bordjogan, kanë ngjashmëri të madhe me tokësorët. Bordjogani ka një burim energjie shumë të veçantë, që prodhohet nga vetë trupi i disa prej banorëve të këtij planeti. Këta quhen ikeas! Në këtë tekst flitet për një djalë, i cili e ka ëndërr të bëhet ikeas. Para leximitDjemtё ndenjën disa çaste nё heshtje. Dardali po mendonte pёr vajzёn me flokё tё zinj, Arkneri pёr djalin qё quhej Xhonatan, ndërsa Zafiri vriste mendjen edhe sa minuta mund tё kishin ngelur para se tё niseshin. Mbasi kaluan edhe disa minuta, gjatё sё cilave asnjё nga tre djemtё nuk hapi gojё, buçiti njё zё i fortё burri nga njё altoparlant, i cili thoshte:– Fёmijёt qё do tё nisen pёr te koloseumi i ikeasve, tё bёhen gati pёr t’u nisur. Tё afrohen te mjeti fluturues dhe tё mbajnё radhё pёr t’u futur.Dardalin dhe Arknerin i kapi njё ndjesi e keqe kur dёgjuan zёrin e burrit. Ishin hutuar aq shumё me mendime tё kota, saqё pothuajse e kishin harruar se pёrse gjendeshin aty. Çasti i shumёpritur kishte ardhur. Kur iu erdhi radha pёr t’u futur brenda mjetit fluturues, që do t’i çonte te vendi i trajnimeve, Dardali, Arkneri dhe Zafiri ndaluan pёrpara njё ikeasi, i cili kёrkonte me saktёsi dhe shpejtёsi emrat e secilit prej djemve. Mbasi ata i treguan ikeasit emrat e tyre, ai i lejoi tё futeshin brenda mjetit. Sapo hodhёn hapin e parё brenda mjetit fluturues, Dardali, Arkneri dhe Zafiri ngelёn gojёhapur. Nuk kishin parё kurrё njё mjet fluturues, i cili nga brenda tё ishte aq i veçantё. Si fillim, djemve iu ra nё sy se ai ishte jashtёzakonisht i madh. Me sa dukej, e parё nga jashtё, ai mjet dukej goxha mё i vogёl se ç’qe nё tё vёrtetё. Dardali u hutua duke parё muret, nё tё cilat gjendeshin fotografi tё mёdha koloseum – amfiteatër në formë vezake.ikeas – (sipas romanit) banorë të planetit Bordjogan, të cilët zotërojnë një burim energjie tepër të fuqishëm, që buron nga trupi i këtyre banorëve.FjalorLexojmë82Tekste me fantazi dhe aventura

