Page 85 - Demo
P. 85
tё ikeasve mё tё njohur qё kishin hyrё nё histori. Dardali kërkoi aty qё tё gjente fotografinё e Askanos, pasi ishte shumё kureshtar ta shihte si ishte nga pamja e jashtme, por nuk e gjeti nё asnjё vend. Mbasi e shkёputi vёmendjen nga fotografitё e mureve, Dardali i hodhi njё sy vendit ku gjendej.I gjithё mjeti fluturues ishte i ndarё nё tri dhoma tё veçanta, ku secila dhomё mund tё nxinte afёrsisht njёzet nxёnёs. Dardali, Arkneri dhe Zafiri u futёn nё dhomёn qё gjendej mё pranё tyre, jo pёr ndonjë arsye tё veçantё. Nga brenda, dhomat ishin tё mbushura me karrige tё zeza prej lёkure, tё cilat kishin shumё rripa sigurimi. Tre djemtë u ulёn nё tri karrige tё rehatshme tё ngjitura me njëra-tjetrёn, e megjithatё nuk gjenin dot rehat prej emocioneve tё forta qё kishin.Mbas disa minutash, kur normalisht çdo fёmijё duhej tё ishte ulur nёpёr vende, zёri i burrit qё i lajmёroi qё tё pёrgatiteshin pёr nisjen, kumboi sёrish, duke thёnё:– Pёr pesё minuta do tё nisemi, prandaj ju lutemi tё lidhni rripat e sigurimit dhe ju paralajmёrojmё se nё çastet e para tё nisjes do tё kaloni njё pёrvojё jo fort tё kёndshme. Pёr çdo nevojё, ju kemi vendosur njё qese nё çdo karrige.Dardali vriste mendjen se pёr se mund tё shёrbente qesja e vogël transparente, qё gjendej poshtё karriges sё tij. Papritur u hodh pёrpjetё, pasi karrigia e tij po lëshonte një tingull tё fortё, meqё nuk kishte lidhur rripat e sigurimit. Duke u nxituar, meqë nuk duronte dot sinjalin, Dardali lidhi tre rripat e sigurimit. Nё pritje qё tё niseshin, Arkneri hapi sytё qё tё shihte se mos ishte nё tё njëjtёn dhomё me Xhonatanin dhe shokёt e tij, por mbasi vёshtroi mirё vendin, nuk pa ndonjё nxёnёs qё i spikati, pёrveç dy binjakёve tё shёndoshё qё i kishte parё pёrpara se tё futej te mjeti fluturues. Pikёrisht ato çaste, zёri i burrit qё jepte lajmёrime buçiti sёrish:– Gjashtё sekonda para se tё nisemi, ju lutemi tё jeni gati. Pesё, katёr, tre, dy, njё. Sapo mbaroi numёrimin, njё shpёrthim tmerrësisht i fortё u dёgjua dhe mё pas, tё gjithё fёmijёt qё gjendeshin brenda mjetit, ndjenё se po ngjiteshin sipёr qiellit mё shumё se ç’ishin. Dardali, i mrekulluar nga ajo eksperiencё qё po kalonte, pёrpiqej tё thoshte ndonjё gjё, por nuk nxirrte dot asnjё llaf nga goja. Zafiri u përpoq tё qeshte teksa shihte fytyrёn e tmerruar tё Dardalit, i cili nuk fliste dot, por edhe ai nuk mundi tё bёnte asnjё ndryshim nё mimikёn Lexojmë83

