Page 86 - Demo
P. 86


                                    e fytyrёs. Fuqia e shpejtёsisё sё mjetit fluturues i kishte bllokuar fёmijёt. Aty, nё atë mjet fluturues, djemve iu dukej sikur gjendeshin nё njё dimension tjetёr. Çastet e para tё nisjes, ata ndien njё trysni tё fortё e tё bezdisshme, por me kalimin e kohёs, ajo filloj tё zhdukej dhe kёshtu, Dardali, pak e nga pak, mund tё fliste e tё lёvizte. Pikёrisht në ato çaste, ai e kuptoi se pёrse shёrbenin qeset qё gjendeshin nё çdo karrige. Ai pa njё nga binjakёt e shёndoshё, qё kishte marrё qesen e tij dhe po villte nё tё.Orёt e para tё udhёtimit kaluan tё qeta. Fatmirёsisht, ndjesia e pakёndshme e fillimit tё udhёtimit kaloi plotёsisht, kёshtu Dardali mund tё bisedonte i qetё me Arknerin dhe Zafirin. Tё tre ishin nё ankth tё madh se ç’do të ndodhte kur tё arrinin te vendi i trajnimeve.Orёt kalonin ngadalё dhe Dardali, Arkneri dhe Zafiri, nuk kishin mё se çfarё tё bisedonin. Ato çaste, Dardali dalloi njё fotografi tё varur nё mur, tё cilёn e kërkoi qё çastin e parё qё u fut te mjeti fluturues. Ishte fotografia e njё ikeasi rreth moshёs dyzetvjeçare, me flokё paksa tё gjatë ngjyrё kafe, me njё pamje autoritare qё reflektonte forcё e guxim dhe i veshur me uniformёn e komandantit tё ushtrisё sё ikeasve. Poshtё saj, me shkronja tё arta qe shkruar: “Fortjonus Askano, themeluesi dhe komandanti i ushtrisё moderne tё ikeasve”.Dardali kaloi shumë minuta duke admiruar fotografinё e Askanos. Kaluan afёrsisht pesё orё dhe tё gjithё fёmijёt qё gjendeshin te mjeti fluturues, ishin pёrgjumur.Ndёrkohё qё orёt kalonin, pak e nga pak edhe dielli filloi tё perёndonte. Tashmё Dardali, Arkneri e Zafiri po habiteshin se sa larg gjendej vendi i trajnimeve. Shumica e fёmijёve tё tjerё ishin duke dremitur. I gjithё vendi ishte nё qetёsi tё plotё dhe vetёm zhurma e motorёve tё mjetit fluturues dёgjohej.Qetёsia qё qe vendosur u prish nga zёri i burrit qё jepte lajmёrime:– Pёr pesё minuta, do tё ulemi te koloseumi i ikeasve, por mos i hiqni rripat e sigurimit.Dardali, qё me sa dukej po dremiste, u zgjua i tmerruar duke lehur si qen. Zafiri ia nguli sytё plot kureshtje Dardalit, sikur tё donte ta pyeste pse e bёri atё budallallёk.– Po shihja nё ёndёrr sikur po mё hante njё qen, – u shfajësua Dardali. Pikërisht në ato çaste u dallua se mjeti fluturues po ngadalësohej. Pranё vendit ku ishin ulur Dardali, Arkneri dhe Zafiri gjendej njё dritare e vogёl. Arkneri zgjati kokёn qё tё shihte se ku po uleshin dhe dalloi siluetёn e njё ishulli, nё njё det tё madh. Tё gjithё filluan tё pyesnin Arknerin se çfarё shihte. Arkneri kishte ngelur i habitur, kur pa se vendi i trajnimeve gjendej nё njё ishull. Fёmijёt vazhdonin tё pyesnin Arknerin se çfarё shihte, por sapo ai filloi t’iu tregonte pёr ishullin, njё ndjesi akoma mё e keqe se ajo e nisjes i pushtoi tё gjithё.duke admiruar – duke vështruar dikë a diçka me ëndje e me kënaqësi të madhe.siluetë – hija e errët e një njeriu apo e një objekti, që shfaqet në një fushë të bardhë ose të ndritur.FjalorLexojmë84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90