Page 87 - Demo
P. 87


                                    Fёmijёve iu duk sikur stomaku dhe trupi po iu tkurrej dhe sikur, dalёngadalё, trupi i tyre po shpёrbёhej. Ajo ishte ndjesia mё e pakёndshme qё kishte provuar ndonjёherё Dardali. Fatmirёsisht, ajo ndjesi nuk zgjati shumё dhe gradualisht filloi tё zhdukej derisa mjeti fluturues nuk lёvizi mё. Zhurmat e motorit nuk dёgjoheshin mё, dhe kjo bёri tё kuptohej se mjeti kishte ndaluar nё tokё. Pikёrisht atё çast, zёri i burrit lajmёroi se kishin mbёrritur nё destinacion dhe se mund tё zbrisnin me radhё nga mjeti fluturues. Tё gjithё fёmijёt u pushtuan sёrish nga emocionet, pasi çasti i shumёpritur kishte ardhur. Disa qindra metra larg aeroportit ku gjendeshin fёmijёt, ishte një koloseum. Por jo njё koloseum i thjeshtё si gjithё tё tjerёt. Ai ishte njё koloseum me pёrmasa gjigante, që në brendësi duhej të mbante njё qytet të tёrё. Nё pamje tё parё, dukej sikur koloseumi ishte njё lloj muri mbrojtёs pёr atё qё gjendej brenda. Me aq sa dallohej nё atё errёsirё, dukej se koloseumi ishte i pёrbёrё prej mertefi, por jo me ngjyrёn e tij metalike tё zakonshme, por me ngjyrё floriri. Fёmijёt gjendeshin disa qindra metra larg koloseumit, por ai dallohej fare qartё prej madhёsisё sё tij. Gjithashtu, rrugёs kishte disa pemё qё pengonin paksa pamjen, pёr tё parё se ku gjendej hyrja e koloseumit. Megjithatё, shumica e fёmijёve e kuptuan se brenda koloseumit duhej tё gjendej ndonjё qytezё e vogёl ku do tё jetonin tetё vitet e ardhshme. Ajo ishte me tё vёrtetё diçka e mahnitshme!Arkneri po mendohej se ç’duhet tё bёnin nxёnёsit nё ato çaste, kur pa se drejt tyre po afroheshin katёr ikeas. Ishin dy burra e dy gra, tё cilёt ishin veshur me njё uniformë ikease me ngjyrё tё verdhё. Dardali kishte lexuar se atё uniformë e vishnin ikeasit e thjeshtё, ata të gradës mё tё ulёt. Tё gjithё fёmijёt ua ngulёn sytё katёr ikeasve, tё cilёt po afroheshin gjithmonё e mё shumё. Mbas disa çastesh, ikeasit mbёrritёn pёrpara fёmijёve dhe, duke buzёqeshur, njёri nga burrat tha:– Mirё se erdhёt nё koloseumin e ikeasve! Ky do tё jetё vendi ku do tё jetoni dhe stёrviteni tetё vitet e ardhshme pёr t’u bёrё ikeas. Dardalit i rrahu zemra fort kur dёgjoi fjalёt e ikeasit. Nё ato çaste iu kujtua plotёsisht se pёr çfarё gjendej nё atё vend. Pavarёsisht se i dukej ende e pamundur, mё nё fund ishte duke realizuar ёndrrёn e tij qё tё bёhej ikeas!mertef – (sipas romanit) metal shumë i fortë dhe i bukur, që gjendet në përbërjen e të gjitha ndërtesave të planetit dhe që është rezistent ndaj energjisë në rast lufte. FjalorLexojmë85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91