Page 88 - Demo
P. 88


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Cilat janë personazhet kryesore? b) Si e kryejnë ata udhëtimin në hapësirë?c) Si është mjeti fluturues ku hipin fëmijët? ç) Për çfarë ishin në ankth Dardali, Arkneri, Zafiri, ndërsa po udhëtonin në mjetin fluturues?d) Fotografinë e kujt pa të varur në mur Dardali?dh) Ku ndodhej vendi i trajnimit?e) Sa kohë zgjaste trajnimi për t’u bërë ikeas?Analizojmë tekstin2 Nga se dallon koloseumi i ikeasve nga koloseumet e zakonshme?3 Çfarë veprimi të sikletshëm bën Dardali në mjetin fluturues?4 Kush është Askanosi dhe çfarë thuhet për të në tekst? 5 Cila është ëndrra më e madhe e Dardalit?6 Si e interpreton Dardali uniformën e ikeasve që dalin për t’i pritur?7 Çfarë ndjesish përjetojnë fëmijët? Shënoni me .frikë kuriozitetankth zemërimpadurim kënaqësigëzim inathabi pasiguriReflektojmë rreth tekstit8 Në këtë pjesë, personazhet kryesore janë fëmijë. A ka të rritur? Cilët janë ata? Po për të afërmit dhe prindërit e fëmijëve, a na tregohet gjë në këtë fragment? Si mendoni ju, ku gjenden ata?9 Bashkëbisedoni për zbulimet e planetëve të tjerë. Si mendoni, a ka jetë në ta?DetyrëShkruani, sipas imagjinatës suaj, vijimin e ngjarjeve në prozën e mësipërme. Dardali, Arkneri, Zafiri, Vordraku dhe Xhonatani janë 5 nga emrat e 100 personazheve të “Borfor”, që për nga numri krahasohen me romanin historik “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit. I pyetur për emrat e personazheve që ka përdorur në veprën e tij, shkrimtari i ri ka treguar: “Emrat e personazheve i kam shpikur vetë, kam bërë kombinim germash. Doja emra të çuditshëm, meqë historia nuk ka lidhje me planetin tonë”.Lexojmë86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92