Page 89 - Demo
P. 89


                                    Gianni Rodari (Xhani Rodari) (1935-1980). Shkrimtar i mirënjohur italian i letërsisë për fëmijë. Ka shkruar një sërë veprash mjaft të rëndësishme, si: “Aventurat e Çipolinos\“Xhipi në Tv dhe ndodhi të tjera në orbitë”, “Libri i gabimeve”, “Torta në qiell” etj. Rodari ka një stil të veçantë rrëfimi dhe në tregimet e novelat e tij bën bashkë elemente të përditshmërisë së fëmijëve, me shumë fantazi dhe situata komike. Roboti që donte të flinteNë vitin 2222, është e zakonshme që robotët të merren me punët e shtëpisë dhe të kujdesen për fëmijët. Një nga këta robotë, Katerino, i intriguar nga gjumi i qenieve njerëzore, gjë që robotët nuk e kanë, përpiqet me çdo mënyrë që ta përjetojë. Pas 3 muajsh përpjekje, arrin të flejë. Kjo gjë shqetëson shumë jo vetëm të zotët e shtëpisë, por edhe fqinjët e tyre. Dikush lajmëron policinë dhe Katerinon e burgosin dhe e dënojnë për 15 ditë. Gjykatësi kërkon që asnjë gazetë të mos e botojë lajmin, por robotët e tjerë e marrin vesh lajmin se Katerino kishte arritur të flinte. Të tërë robotët e Romës mësojnë si të flenë dhe, duke qenë se është e pamundur që të burgosen të gjithë, gjykata vendos që të bëjë një marrëveshje dhe t’u jepte të gjithë robotëve të drejtën për të fjetur. Lajmi i shpikjes së gjumit merr dhenë anembanë botës. Para leximitNë vitin 2222, në gjithë sipërfaqen e planetit filluan të përdoreshin robotë shtëpiakë. Katerinoja ishte ndër këta. Ai ishte robot i shkëlqyer, që bënte çdo punë në apartamentin e profesor Izidor Kortit, mësues historie në liceun e Romës, për të dhe për familjen e tij. Si të gjithë robotët shtëpiakë, Katerinoja dinte të bënte punë pa fund: të gatuante, të lante, të merrte pluhurat, të hekuroste e të tjera, e të tjera. Ai bënte pazarin, mbante llogaritë, hapte e mbyllte televizorin, i ndihmonte fëmijët të bënin detyrat, shtypte me makinë shkrimi letërkëmbimin e profesorit, priste me thikë fletët e librave të rinj, ngiste automobilin, e vinte në dijeni profesorin për thashethemet e fqinjëve. Ishte një makinë e përkryer.Ishte makinë, pra, dhe si makinë që qe, nuk kishte nevojë për të fjetur. Natën, kur familja pushonte, Katerinoja, që të mos mërzitej, hekuroste pantallonat e profesor Izidorit, punonte me trikon që po thurte zonja Luiza, sajonte lodra për fëmijët, u jepte një e dy duar bojë e llak mureve të kuzhinës, karrigeve. Kur s’i mbetej më asnjë punë për të bërë, shkonte e ulej në kolltuk të sallonit dhe zgjidhte fjalëkryqe. Se botohej një revistë posaçërisht për robotë, me fjalëkryqe tepër të vështira, që kishin fjalët më të ngatërruara të fjalorit. Dhe zgjidhja e tyre u hante shumë kohë robotëve. Një natë, tek po kërkonte një fjalë prej 17 shkronjash, Katerinoja dëgjoi profesor Izidorin që gërhinte në dhomën e vet. Nuk e dëgjonte për herë të parë këtë zhurmë Katerinoja. I dukej e ëmbël, si një muzikë Lexojmë87Tekste me fantazi dhe aventura
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93