Page 90 - Demo
P. 90
që prishte këndshëm heshtjen e natës. Porse atë mbrëmje, bashkë me zhurmën, i shkrepi në krye edhe një mendim.“Pse, vallë, flenë njerëzit? – pyeti me vete. – Ç’ndiejnë, vallë, në atë kohë?”.U ngrit dhe, duke ecur në majtë të gishtave, shkoi në dhomën e fëmijëve. Rolandi dhe Luçila ishin aty e po flinin me derë hapur, që t’u dukej sikur qenë bashkë me prindërit, të cilët po flinin në dhomën përbri. Në komodinën midis dy shtretërve rrinte ndezur një llambë e vogël dritëkaltër. Katerinoja i vështroi një copë herë fytyrëzat e fëmijëve që flinin. Rolandi kishte një shprehje të çlodhur e të qetë, ndërsa fytyrën e trëndafiltë të Luçilës e përshkonte një buzëqeshje e lehtë. \ndonjë gjë të bukur. Po, a ke se ç’sheh me sy mbyllur?\Katerinoja u kthye në sallon mendueshëm. U ul sërish në kolltuk, po s’kishte më pikë dëshire për të zgjidhur fjalëkryqet. \njëqind vjet që kishin dalë robotët, po gjer atëherë, asnjërit prej tyre nuk i kishte shkrepur një mendim kaq i guximshëm.\– Madje do ta provoj në çast. Natën e mirë, Katerino. Gjumë të ëmbël\tha pastaj, duke përsëritur fjalët që u thoshte çdo mbrëmje zonja Luiza fëmijëve, kur i vinte në shtrat.Katerinoja kishte vënë re se të zotët, kur binin për të fjetur, para së gjithash mbyllnin sytë. U përpoq t’i shkërbente ata, por s’arriti dot: sytë e tij ishin ndërtuar për të ndenjur hapur ditë e natë. Nuk kishin qepalla. Katerinoja u ngrit, vështroi të gjente ndopak karton, preu dy copa vezake, i vuri përmbi sy dhe u kthye përsëri në kolltuk. Mirëpo gjumi nuk po i vinte dhe Katerinoja u mërzit sa më s’ka ashtu me sy mbyllur. Gjë prej gjëje nuk shihte që ta bënte të buzëqeshte ashtu siç buzëqeshte Luçila. Shihte vetëm një terr të zbrazët, të thellë e acarues.Nata kaloi me këto përpjekje të kota. Megjithatë, tek po shkonte të zgjonte profesorin me filxhanin e zakonshëm të kafesë në dorë, vendosi të thellonte vëzhgimet e veta. Po atë ditë vërejti se pas buke, profesor Izidori shtrihej në divan për të lexuar gazetën; e shfletonte atë disa minuta, pastaj gazeta i binte mbi gjunjë, sytë i mbylleshin dhe prej hundës i dilte Lexojmë88Tekste fantastike

