Page 91 - Demo
P. 91


                                    ajo muzikë shumë e bukur dhe e çuditshme: “kënga e gjumit”? Mezi duroi sa të vinte nata dhe me të rënë tërë familja në shtrat, mori gazetën, u ul në kolltuk dhe filloi ta lexonte që nga kreu. E lexoi gjer në rreshtin e fundit, pastaj numëroi një e nga një të gjitha presjet e pikat, numëroi të gjitha fjalët që fillonin me a, të gjitha fjalët që fillonin me b, të gjitha fjalët që fillonin me z. Por agoi dita dhe atë e gjeti zgjuar.Po prapë Katerinoja nuk hoqi dorë nga përpjekjet. Një herë, kur ishin në tryezë të bukës, ai kapi si në mjegull një fjalë të çuditshme të zonjës Luizë, që po i thoshte profesorit:– Mbrëmë, që të më zinte gjumi, m’u desh të numëroja delet. Dhe a e di sa numërova? 1528. Më në fund hoqa dorë nga numërimi dhe mora një hapje për gjumë.\Dele në dhomë nuk ka, as më zuri veshi mbrëmë të kalonte ndonjë kope delesh poshtë dritareve të shtëpisë.\E vrau mendjen për këtë punë disa ditë me radhë e në fund e mblodhi të pyeste Rolandin. Kur i drejtoi pyetjen, Katerinoja provoi një ndjenjë të fortë turpi: iu duk sikur do të shpërdoronte besimin e fëmijës, sikur do t’i nxirrte një të fshehtë me zor. Por, më në fund, mori guximin dhe e pyeti:– Si i numëroni delet kur doni të flini?– S’ka gjë më të lehtë, – iu përgjigj Rolandi, pa i shkuar mendja se në atë çast po tradhtonte racën njerëzore: – Mbyll sytë dhe bën sikur sheh një dele. Pastaj bën sikur sheh një gardh. Pastaj bën sikur e shtyn delen të kapërcejë gardhin dhe numëron. Pastaj, fillon me një dele tjetër, e kështu me radhë. Është një gjë kaq e mërzitshme, sa do, s’do, pas pak të zë gjumi. Unë s’kam numëruar dot kurrë më shumë se tridhjetë dele. Luçila njëherë mundi të numëronte gjer në dyzet e dy, së paku kështu thotë, po unë nuk e besoj. Me të shtënë në dorë këtë të fshehtë ngazëlluese, Katerinoja mezi duroi sa të vinte koha për t’u tkurrur sakaq në banjë që të provonte të numëronte delet. Më në fund, erdhi nata. Ai u shtri në divan, mbuloi sytë me gazetë dhe u përpoq të shihte një dele. Në fillim pa vetëm një re të vogël, përvijuar turbull e ngatërrueshëm, pastaj reja e vogël filloi të përmblidhej në një trajtë më të përcaktuar: u duk një si kokë dhe shpejt doli me të vërtetë koka e një deleje. Pastaj u bë me këmbë, me bisht: doli një dele. Përfytyrimi i gardhit qe më i vështirë. Katerinoja nuk kishte qenë kurrë në katund dhe s’i përfytyronte veçse vagëllimthi gjerdhet. Mendoi të zëvendësonte gardhin me një karrige dhe si e përftoi përfytyrimin e një karrigeje të madhe kuzhine, lyer krejt me bojë vaji të bardhë, e detyroi delen të vihej në urdhrat e tij.– Kapërceje, – e urdhëroi Katerinoja.Delja e bindur kapërceu karrigen e u zhduk. Sakaq Katerinoja u përpoq të përfytyronte një dele tjetër, po në këtë kohë e sipër karrigia ishte zhdukur. Iu desh ta përsëriste veprimin duke filluar nga e para, mirëpo, kur përfytyroi karrigen, a dëgjonte delja ta kapërcente? Jo që jo. Katerinoja pa orën dhe vuri Lexojmë89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95