Page 92 - Demo
P. 92
re me tmerr se vetëm për të përfytyruar dy dele i qenë dashur katër orë. U tund vendit dhe shkoi në kuzhinë, që të bënte punët e zakonshme të natës. – Megjithatë, – murmurinte me vete, – një dele arrita ta bëj të kërcejë. Katerino, ngulmo: ki besim te vetja. Nesër do të bëhen dy dele, pastaj tre, e do t’ia dalësh mbanë.Nuk do të tregojmë këtu gjithë hollësitë e ushtrimeve që bëri Katerinoja për të arritur të përfytyronte një kope të tërë delesh. Mjafton të dini se afërsisht tre muaj pas deles së parë, një mbrëmje Katerinoja mundi të numëronte njëqind, po të njëqind e njëtën nuk mundi ta shihte, sepse e kishte zënë një gjumë i këndshëm. S’fjeti veçse pak minuta, po që kishte fjetur e bindi ora. Një të diel mbrëma, e zuri gjumi dhe për të parën herë pa ëndërr; pa ëndërr sikur profesor Izidori ia lustronte këpucët dhe i lidhte kravatën. Sa ëndërr e bukur! Në krahun tjetër të rrugës, banonte profesor Tibola. Atë natë, pak përpara se të gdhinte, ai pati etje dhe shkoi në kuzhinë të pinte një gotë ujë. Para se të kthehej në shtrat, hodhi sytë jashtë nga dritarja e sallonit, që binte pikërisht përballë dritares së profesor Kortit. Dhe çfarë pa profesor Tibola, thoni ju, kur vështroi përtej xhamave në sallonin e fqinjit përballë, ku të gjitha dritat e llambadarët ishin shuar? Na pa robot Katerinon që po flinte për shtatë palë qejfe! Si e vëzhgoi mirë dhe si zgjati veshin, iu duk edhe sikur dëgjoi një gumëzhimë të lehtë. Mos po gërhinte Katerinoja?Profesor Tibola hapi dritaren me kanatë; ashtu siç ishte në pizhame, pa pyetur fare se mos merrte ndonjë të ftohtë, thirri me sa i hante zëri:– Alarm! Alarm! Alarm i madh!...Brenda pak minutash, mes një përplasjeje të stuhishme dyersh e dritaresh, tërë rruga u zgjua. Dolën të trembur edhe profesori me zonjën Luizë dhe pyetën:– Ç’ka ndodhur? Ka rënë tërmet?– Ç’tërmet! – thirri profesor Tibola. – Tërmetin e keni mu brenda në shtëpinë tuaj!.. Ju flini mbi mina, profesor i nderuar. – Unë merrem vetëm me historinë e lashtë, – u shfajësua profesor Izidori. – Dhe të gjithë e dinë se dinamiti nuk ishte shpikur në kohët e lashta.– Ne jemi njerëz të urtë, – shtoi zonja Luizë me druajtje. – Shkoni më mirë hidhini një sy sallonit, – thirri ashpër profesor Tibola.Zoti Izidor dhe zonja Luizë u panë sy më sy të habitur. Gjatë gjithë kësaj kohe, Katerinoja vazhdonte të flinte. Në fytyrën metalike i endej një shprehje e çlodhur dhe e qeshur, që dukej sikur i jepte dritë gjer në bulonin e fundit. Katerinoja po flinte e po gërhinte me të madhe. Gërhinte me një fërshëllimë e me një zukatje muzikore, që i zinin vendin njëra-tjetrës si violina me pianon në një sonatë të bukur të Bethovenit. Fërshëllima pyeste, zukatja përgjigjej. – Katerino! – klithi zonja Luizë me zë të përvajshëm.– Katerino! ... – thirri një mijë herë më ashpër profesor Izidori.Lexojmë90

