Page 93 - Demo
P. 93
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Cilat ishin disa nga detyrat që duhej të kryente roboti Katerino?b) Si e kalonte ai kohën e lirë?c) Si e zinte gjumi profesor Izidorin gjatë ditës? ç) Ç’është “kënga e gjumit”? Me çfarë krahasohet kënga e gjumit e robotit Katerino?d) Çfarë ëndrre sheh Katerino teksa fle dhe përse kjo është një ëndërr e ëmbël për të?dh) Si reagojnë profesor Izidori dhe zonja Luizë, kur kuptojnë se Katerinoja po flinte?Analizojmë tekstin2 Cili veprim gjatë leximit të gazetës, na tregon se Katerinoja e lexon gazetën ndryshe nga mënyra se si e lexojnë njerëzit?3 Përse fëmijët numërojnë më pak dele sesa të rriturit?4 Pse thuhet se Rolandi, duke i treguar Katerinos si të binte në gjumë, po tradhtonte racën njerëzore?5 Roboti Katerino është në gjendje të mendojë, megjithatë ai e ka të vështirë të imagjinojë. Nënvizoni në tekst pjesën ku shfaqet kjo gjë.Interpretojmë tekstin6 Ndër punët që bënte Katerinoja, cila është ajo që nuk mund të kryhet në një kohë kur teknologjia ka përparuar aq shumë sa të ekzistojnë robotët?7 Kur dëgjon zonjën Luizë të thotë se kishte numëruar delet, Katerinoja i bën të ditur se aty nuk ka dele dhe nuk kishte dëgjuar as ndonjë kope delesh që të kalonte aty pranë. Çfarë tregon kjo për mënyrën se si e interpreton gjuhën njerëzore Katerinoja?8 Përse gjumi është i domosdoshëm për qeniet njerëzore? Çfarë ndodh me trupin e njeriut gjatë kohës së gjumit? Gjeni informacione të mëtejshme në internet.Gjuha e tekstit9 Në thënien “... në fund e mblodhi të pyeste Rolandin”, çfarë mblodhi Katerinoja?a) pyetjen; b) mendjen; c) kopenë e deleve.10 Teksa i shpjegon se si numërohen delet, Rolandi përsërit shumë herë të njëjtën fjalë. Cila është ajo dhe si lidhet përdorimi i kësaj fjale me mënyrën se si flasin fëmijët?Detyrë Shkruani një tregim të shkurtër imagjinar me titull: “Unë dhe roboti im Katerino” ose “Njerëzit dhe robotët në vitin 2222”.Bashkëbisedoni rreth zhvillimeve të shkencës dhe teknologjisë që prej vitit 1967, kur është botuar tregimi “Roboti që donte të flinte”.BashkëbisedojmëLexojmë91

