Page 94 - Demo
P. 94
Philip Pullman (Filip Pulman) (lindi më 1946) është shkrimtar britanik. Ka punuar si mësues dhe është autor i disa prej librave më të vlerësuar, për fëmijë dhe të rinj. Ai është i njohur veçanërisht për trilogjinë fantastike të përkthyer edhe në shqip: “Materialet e tij të errëta: Busulla e artë, Thika e mprehtë, Tejqyra e qelibartë”.Busulla e artëPara leximitNë të gjithë mbretërinë ishin vënë në ndjekje të një vajze të vogël flokëverdhë dhe jepej një shpërblim i majmë për atë që e zbulonte, si dhe një ndëshkim i rëndë për atë që e fshihte. Pastaj thuheshin edhe thashetheme të çuditshme: njerëzit thoshin se ajo ishte i vetmi fëmijë që arriti t’u shpëtonte Hamësve dhe se dinte sekrete të llahtarshme. Por kishte nga ata që thoshin se ajo nuk ishte fëmijë njeriu, por një palë shpirtrash në formën e një shejtani dhe një fëmije, që ishte dërguar në këtë botë nga fuqitë e skëterrës për të sjellë shkatërrim; ndërsa të tjerë thoshin që nuk ishte fëmijë, por një qenie njerëzore e rritur, që i kishin bërë magji dhe paguhej nga Tartarët për të spiunuar anglezët e mirë, duke përgatitur kështu terrenin për pushtimin e tyre.Lira i dëgjoi gjithë këto përralla në fillim me gaz, pastaj me dëshpërim. Sa njerëz që e urrenin dhe i trembeshin! Ndërsa ajo mezi priste të dilte nga ajo kabinë e vogël. Sa do të donte që tani të ishte në veri, mes borës dhe agimit të shndritshëm. Ndonjëherë dëshironte të ishte prapë në kolegjin “Xhordan”, duke u kacavarur në çati me Roxherin...hamës – emër që iu vendos atyre që rrëmbenin fëmijët, meqenëse nuk dinin asgjë tjetër rreth tyre. tartar – banor vendas i Tartarisë; këtu: ushtar mercenar shumë i fortë. kabinë – kthinë e vogël për udhëtarë në një anije, në një vagon treni etj.alithiometër – (nga greq. alithia do të thotë, e vërtetë), këtu: lexues simbolesh, matës i së vërtetës. kridhej – zhytej në ujë, në mendime. kreshtë – kurriz shkëmbor i një mali. FjalorLira Belakua është rritur si një vajzë jetime, që u gëzohet lojërave të moshës dhe shëtit e lirë mes studiueseve në kolegjin “Xhordan” të Oksfordit, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Qetësinë e Lirës e prish ardhja e xhaxhait të saj, Asrilit, nga Poli i Veriut. E fshehur, ajo dëgjon bisedat e fshehta mbi “Pluhurin”, një lloj grimce e jashtëzakonshme, dhe sheh fotografitë e një qyteti që qëndron pezull në ajër. Në këtë mënyrë vërtetohet ekzistenca e universeve paralele, por lind pyetja se si mund të lidhen ato ndërmjet tyre. Para se të largohet nga “Xhordan”, mjeshtri i jep asaj një busull të artë, e cila do ta ndihmojë për t’i treguar të vërtetën. Lira do të gjendet papritmas në mes të një beteje të tmerrshme, që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave dhe arinjtë me parzmore. Nëpërmjet fantazisë, autori ka krijuar personazhe njerëzore, por që bashkëshoqërohen në mënyrë të pandashme me nga një shejtan, që përjeton gjithçka, si ata. Shejtani i Lirës e ka emrin Pantalejmon. Ai e shoqëron kudo. Në fragmentin e mëposhtëm përshkruhet Lira, e cila bashkë me ciganët po udhëton drejt Polit të Veriut, për të zbuluar se kush i ka rrëmbyer fëmijët. Mes fëmijëve të rrëmbyer është edhe shoku i saj, Roxheri. Në këtë udhëtim ajo do të përballet me të vërteta të mëdha: që nga zbulimi i prindërve të saj, që ishin gjallë, deri te zbulimi i misterit të fëmijëve të zhdukur.Në kërkim të Lirës janë vënë të gjithë, për shkak të busullës së artë, e cila ka aftësinë t’i përgjigjet çdo pyetjeje, por më parë duhet të dish kuptimin e simboleve të saj. Lexojmë92Tekste me fantazi dhe aventura

