Page 95 - Demo
P. 95


                                    ... E vetmja gjë që e qetësonte dhe ia hiqte mërzinë ishte alithiometri.Ajo merrej me të përditë, ndonjëherë vetëm dhe ndonjëherë me Farder Koramin, dhe vuri re se mund të kridhej gjithnjë e më shumë në gjendjen e qetë, në të cilën kuptimet e simboleve qartësoheshin vetë dhe kreshtat e atyre maleve të mëdha që i preknin rrezet e diellit ktheheshin në vizion.Ajo u përpoq t’ia shpjegonte Farder Koramit se si ndihej. – Është si të flasësh me dikë që nuk e dëgjon mirë, ndaj të duket vetja kot, pse është më i zgjuar se ti... Dhe sa shumë që di, Farder Koram! Madje duket sikur di gjithçka. Zonja Kulter ishte e zgjuar, edhe ajo dinte shumë, por ishte një lloj tjetër njohurie... Si të kuptuarit, mbase... Ai i bënte pyetje specifike dhe ajo kërkonte për përgjigjet.– Ç’po bën tani, zonja Kulter? – i tha, por duart e saj lëvizën sakaq. Dhe ai vazhdoi: – Më thuaj, çfarë po bën?– Po ja, Madona është zonja Kulter dhe mendoj, mamaja ime... kjo është e thjeshtë, ky është kuptimi kryesor. Ndërsa ora e rërës ka kuptimin e kohës, dhe aty do të thotë tani, pra unë përqendrohem tek ajo.Lexojmë93
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99