Page 96 - Demo
P. 96
– Dhe nga e di se ku janë këto kuptime?– I shoh, në njëfarë mënyre, sikur zbres në një shkallë litari në errësirë; vendos këmbën dhe e di që aty është një këmbë shkalle tjetër. Pra, e shpie mendjen më poshtë dhe atje gjendet një kuptim tjetër, dhe e ndiej pak a shumë se ç’kuptim është. Pastaj i bashkoj të gjitha kuptimet. Është një lloj marifeti, si të ngulësh sytë diku.– Atëherë, pa shih se çfarë thotë. Dhe Lira uli kokën mbi alithiometër. ... Akrepi u ndal te rrufeja, fëmija, gjarpri, elefanti dhe së fundmi qëndroi te një krijesë që Lira nuk dinte si ta quante: ishte një lloj hardhuce me sy të mëdhenj dhe një bisht të hollë, të përdredhur. Kjo u përsërit herë pas here, teksa Lira e vështronte.– Ç’kuptim ka ajo hardhuca? – ndërhyri Farder Korami duke e shpërqendruar.– Nuk ka kuptim... E shoh se ç’thotë, por kam frikë se mos e lexoj gabim. Rrufeja, mendoj se do të thotë zemërim, ndërsa fëmija... duhet të jem unë... Më erdhi ndër mend diçka për atë hardhucën, Farder Koram, por në atë çast ju më folët dhe e humba fillin. E sheh, tani po lëviz kot më kot.– Po, e shoh. Më fal, Lira. Ndihesh e lodhur? E lëmë me kaq?– Jo, nuk jam lodhur, – i tha, por ishte bërë prush në fytyrë dhe i shkëlqenin sytë. Dukej që ishte tepër e shqetësuar dhe gjendja e saj rëndohej nga qëndrimi për një kohë të gjatë brenda asaj kabine të vogël.Lira u ngjit lart dhe Pantalejmoni u kthye sakaq në një pulëbardhë, duke hapur flatrat në ajër. Jashtë ishte ftohtë dhe, megjithëse ishte veshur mirë, Lira zuri të dridhej. Pantalejmoni, nga ana tjetër, u derdh në ajër me një piskamë të fortë ngazëllimi dhe zuri të rrotullohej sa para - mbrapa barkës. Lira, e ngazëllyer pothuajse sa ai, e nxiti me mendje që të ftonte në një garë shejtanin karabullakdeti të timonierit. Por ajo nuk ia vuri veshin dhe u shtriq e përgjumur te timoni, pranë njeriut të saj. Jashtë nuk dukej asgjë e gjallë dhe heshtjen e atyshme e prishnin vetëm gulçima e pandërprerë e motorit dhe pllaquritja e ujërave. Retë e rënda ishin ulur poshtë, por nuk binte shi; i gjithë vendi ishte kredhur në një tym të rëndë. E vetmja gjë e gëzueshme aty ishte Pantalejmoni. marifet – mënyrë e shkathët e dinake për të kryer një punë; dredhi, djallëzi, hile.piskamë – thirrje me zë të lartë, britmë.ngazëllim – gëzim i madh, i thellë. shejtan – këtu: krijesa që pasqyrojnë qenien e brendshme të çdo personi. Njerëzit dhe shtrigat kishin të gjithë nga një shejtan. Kur ishin fëmijë, ai mund të ndryshonte formën, ndërsa kur rritej, merrte formë përfundimtare. karabullak – lloj shpendi që jeton në këneta ose në bregdet.FjalorLexojmë94

