Page 98 - Demo
P. 98
Agim Deva (1948-2009) u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Kreu studimet për doktoraturë në fushën e letërsisë për fëmijë. Punoi në Fakultetin e Filologjisë, si ligjërues në lëndën e “Letërsisë për fëmijë”. Organizoi disa simpoziume e sesione shkencore mbi çështjet e letërsisë për fëmijë e të rinj. Ndër librat që shkroi për fëmijë, përmendim: “Zonja e livadheve”, “Panushi” (roman për fëmijë), “Parada e luajve”, “Rrota e historisë” (vjersha për fëmijë), “Harta e zemrës”, “U këndojmë dëshmorëve”, “Dreri në mal” (vjersha të zgjedhura për fëmijë) etj. Kur nëna ime…Për njeriun, familja është gjithçka. Ajo që i bashkon anëtarët e një familjeje është dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin. Për fëmijën, ndjenja më e çmuar është dashuria për nënën. Sa herë që ka nevojë, nëna është gjithmonë pranë tij. Për këtë ndjenjë sublime, si edhe për marrëdhënien e ngushtë me motrat e vëllezërit flet edhe poezia e mëposhtme. Pranë familjes, vetmia dhe trishtimi largohen, sepse ndien dashurinë e gjithë anëtarëve të saj. Para leximitKur nëna imeBëhet kitarë, Unë atëherë bëhemkënga e parë.Kur babai imbëhet ani, unë atëherë bëhemveli i tij.Kur motra ime bëhet me vaj, unë atëherë bëhemloti i saj. Kur vëllathi im,kërkon kaltërsinë,unë atëherë bëhemqielli i tij.Pilot unë bëhem.E tani ç’thua?Ime nënë shtrohet si rrjetë nën mua.Dua të bëhemVerës ujvarë, Motra më bëhetVala e parë.Dua të shohN’zemër ç’ka ngjet, Babi më hapZemrën e vet.Por i vetmuarAsgjë nuk dua;Vëllathi i vogël, Ja, vjen me mua!“Kur buzëqesh nëna ime”, 1984.ani – anijeFjalorLexojmë96Tekste poetike

