Page 99 - Demo
P. 99
Studim tekstiKuptojmë poezinë1 Përgjigjuni pyetjeve rreth poezisë.a) Kujt i kushtohet kjo poezi? b) Cilët janë individët që përmenden në këtë poezi?c) Cili prej tyre është më i vogli?Interpretojmë poezinë 2 Cila është e vetmja gjë që ia largon vetminë poetit kur është i mërzitur? 3 Interpretoni vargjet: Dua të shoh/N’zemër ç’ka ngjet, /Babi më hap/Zemrën e vet. Çfarë mund të bëjë babai për djalin e tij? Analizojmë poezinë4 Realizoni në skemë ndërlidhjen mes anëtarëve të familjes.a) Çfarë është gati të bëjë poeti për secilin prej tyre?nëna babai motra vëllathikitarë ani vaj kaltërsi Unë … kënga e parë _______________________________ _______________________________ _______________________________b) Po ata, çfarë janë gati të bëjnë për poetin? pilot unë bëhem ujëvarë të shoh në zemër jam i vetmuar Shtrohet si rrjetë nën mua _______________________________ _______________________________ _______________________________5 Analizoni ndërlidhjen mes veprimit të poetit “pilot unë bëhem” dhe veprimit të nënës “shtrohet si rrjetë”. Gjuha e poezisë6 Gjeni dy mënyra në poezi, nëpërmjet së cilave poeti tregon se vëllai i tij është shumë më i vogël se ai.7 Titulli i poezisë është “Kur nëna ime…”, por në të vërtetë, aty flitet edhe për të tjerë. Shpjegoni funksionin e retiçencës (tri pikave). Reflektojmë rreth poezisë8 Gjeni shprehje popullore që tregojnë për sakrificat që bëjnë anëtarët e familjes për njëri-tjetrin.DetyrëDashuria mes anëtarëve të familjes është më e madhja dhe më e vërteta. Diskutoni për ndihmën dhe përkujdesjen që i jepni njëri-tjetrit në familjen tuaj. Proza lirikeVeçoria kryesore e lirikës është shprehja lirisht e ndjenjave, emocioneve dhe ndjesive të unit poetik. Subjektiviteti: poezia lirike karakterizohet nga një ngarkesë e madhe emocionale intime, e brendshme, çka e dallon atë nga epika dhe dramatika.Poezia lirike dallohet për dendurinë e madhe figurative dhe krijimin e imazheve, që shpeshherë nxitin reflektim te lexuesi/ja. Një tekst lirik, ndryshe nga ai epik apo dramatik, është zakonisht i shkurtër. Përmbajtja e tij është mjaft e sintetizuar ose lakonike. Kjo është arsyeja që ky lloj teksti u drejtohet metaforave, simboleve dhe figurave të tjera retorike për të shprehur me pak fjalë kuptime të shumëfishta apo të thella. Poezia lirike i trajton disa tema shumë më shpesh se të tjerat. Studiuesit, duke u nisur nga temat që ajo trajton, e ndajnë poezinë lirike në: lirika e dashurisë, lirika atdhetare, lirika e peizazhit, lirika shoqërore, lirika fetare, lirika filozofike etj. Lexojmë97

