Page 105 - Demo
P. 105
TEMA 6TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMITHyrje: Në këtë temë, nxënësit do të njihen me programet që shërbejnë posaçërisht për llogaritjen e të dhënave në formë tabelore, duke u ndalur kryesisht te programi që përdoret më shpesh, Ms Excel. Më tej, ata/ato do të mësojnë si të ndërtojnë, plotësojnë dhe formatojnë një tabelë të re në Excel (duke u bazuar në shembujt e dhënë); si të krijojnë grafikë të thjeshtë dhe SmartArt për paraqitjen e të dhënave përmes programit kompjuterik; si të shtojnë objekte të ndryshme në tabelë për krijimin e prezantimeve dhe projekteve shkollore. Do të përdorin programin për kalkulim me shembuj të gatshëm për krijimin e kalendarëve, tabelave, orareve të ndryshme etj. Gjithashtu, nxënësit do të shohin se si modifikohen fotografitë, si krijohen kolazhe me to përmes programeve profesionale për përpunimin e imazhit, si përpunohen dhe organizohen dokumente të ndryshme në formatin PDF etj. Ata/ato do të mësojnë për simulatorin, rolin e simulatorëve digjitalë në mësimdhënie, si dhe do të ushtrohen në krijimin e simulatorëve të thjeshtë përmes programeve kompjuterike.Fjalë kyçe: Spreadsheet, workbook, sheet, rreshti, kolona, celula, adresa e celulës, grafik, grafiku SmartArt, Photoshop, Programi Adobe Acrobat, PDF, simulator, Scratch.

