Page 143 - Demo
P. 143


                                    TEMA 7KARRIERA IMEHyrje: Në këtë temë, nxënësit do të mësojnë për shërbimin vullnetar dhe rëndësinë që ka vullnetarizmi në jetën tonë. Më tej, ata/ato do të njihen me aftësitë dhe shkathtësitë që lidhen me profesionin; si ndikojnë aftësitë tona në gjetjen e profesionit të duhur. Falë arritjeve dhe ritmeve të shpejta të teknologjisë dhe globalizimit të saj, zhvillimi i projekteve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, gjatë kësaj teme do të shtjellohen teknikat e shkrimit të projektit, si dhe fazat për zbatimin me sukses të tij. Për të qenë të suksesshëm, është e rëndësishme të bëjmë edhe karrierë, ndaj do të shpjegojmë se cilat janë disa nga format më të mira të punësimit, si dhe teknikat për të pasur sa më shumë rritje profesionale. Në mbyllje, nxënësit do të mësojnë për shkathtësitë e së ardhmes, të cilat janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e shoqërisë në ditët e sotme. Një ndër shkathtësitë kyçe është edhe zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, e cila ndikon gjithnjë e më shumë në tregun e punës, karrierën e çdo individi, si dhe në biznes. Fjalë kyçe: vullnetarizëm, aftësi dhe shkathtësi, profesion, projekt, karrierë, shkathtësi për të ardhmen.
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147