Page 155 - Demo
P. 155
TEMA 8NDËRMARRËSI I RIHyrje: Në fillim të kësaj teme, nxënësit do të njihen me llojet e tregjeve dhe me nevojat e tyre. Ata/ato do të identifikojnë format si funksionon tregu, faktorët që ndikojnë në treg dhe mënyrën se si lidhet tregu me biznesin e konsumatorët. Më pas, nxënësit do të mësojnë për rolin e ndërmarrësit, karakteristikat e tij, si dhe mënyrat për të qenë ndërmarrës/e të suksesshëm/suksesshme. Do të mësojnë gjithashtu për sipërmarrjet e vogla, për disa veçori të tyre, si dhe çfarë duhet të kenë parasysh për të ngritur një sipërmarrje të suksesshme. Nxënësit do të njihen edhe me mënyrën efektive për të hartuar një plan biznesi. Në fund, ata/ato do të identifikojnë funksionet e sipërmarrjes nëpërmjet lojës së monopolit.Fjalë kyçe: llojet e tregjeve, funksioni i tregut, biznesi, ndërmarrësi, sipërmarrja, plani i biznesit, funksioni i sipërmarrjes.

