Page 28 - Demo
P. 28
TEMA 2TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE MAKINERIKEHyrje: Në këtë temë, nxënësit do të mësojnë për vetitë e materialeve makinerike (fizike, kimike, teknologjike), rëndësinë dhe përdorimin e tyre në teknologji. Do të përshkruajnë përdorimin e metaleve të ndryshme, si bakri, zinku, plumbi, ari etj., dhe do t’i krahasojnë ato me materialet plastike. Po kështu, nxënësit do të njihen me llojet e veglave për përpunimin e materialeve makinerike dhe me masat e sigurisë në punë gjatë përdorimit të tyre. Ata/ato do të përshkruajnë si prodhohen e përpunohen metalet dhe legurat (aliazhet) përmes proceseve teknologjike, siç janë: lëmimi, pastrimi, farkëtimi, derdhja, ngjitja, mbrojtja sipërfaqësore etj. Do të identifikojnë llojet e profileve të plota dhe të zbrazëta nga materiali i çelikut dhe i hekurit; do të njihen me llojet dhe funksionet e makinave të përpunimit të metaleve (shpuese, zdrukthuese, frezuese, retifikuese, tornuese, me drejtim numerik etj.). Gjithashtu, nxënësit do të mësojnë për proceset e matjes së materialeve makinerike me anë të matësve të ndryshëm. Ata/ato do të përshkruajnë pjesët përbërëse dhe funksionin e robotit. Do të shpjegojnë funksionin e robotit Lego si makinë programuese dhe do ta ndërtojnë atë përmes programit kompjuterik.Fjalë kyçe: legura, aliazhe, derdhje, lëmim, farkëtim, profil, morsë, abraziv, proces teknologjik, makinë frezuese, tornuese, zdrukthuese, robot.

