Page 67 - Demo
P. 67


                                    TEMA 4PAJISJET TEKNIKE DHE TEKNOLOGJIKEHyrje: Në këtë temë, nxënësit do të njohin dhe përshkruajnë veglat e punës dhe pajisjet për mësimdhënie. Ata/ato do të bëjnë dallimin ndërmjet pajisjeve teknike shtëpiake dhe pajisjeve që përdoren për mësimdhënie; do të identifikojnë pajisjet teknike për ngrohje dhe ftohje, pajisjet për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit, si edhe pajisjet që përdoren për punë shtëpiake dhe për ngrohjen e ujit. Më tej, do të demonstrojnë me shembuj konstruktin e stufës termoakumuluese, pajisjes Klima, makinës larëse, bojlerit, hekurit elektrik, mikserit, shporetit elektrik, frigoriferit, si dhe përdorimin e tyre në praktikë. Gjithashtu, nxënësit do të përshkruajnë masat për mbrojtjen e shëndetit gjatë punës me çdo pajisje teknike. Në fund të kësaj teme, ata/ato do të mësojnë se si është i ndërtuar kompjuteri, projektori, televizori inteligjent, telefoni inteligjent, si dhe pjesët kryesore të tyre. Nxënësit do të kryejnë aktivitete praktike, duke demonstruar lidhjen e kompjuterit me pajisje të tjera teknike që përdoren për mësimdhënie.tenstFjalë kyçe: dërrasë e zezë, shkumës, videoprojektor, kompjuter, monitor, tabelë interaktive, makinë rrobalarëse, bojler, hekur elektrik, mikser, shporet elektrik, frigorifer, stufë termoakumuluese, pajisjet Klima, TV i mençur, telefon i mençur.
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71