Page 88 - Demo
P. 88


                                    TEMA 5TEKNOLOGJIA E TRANSPORTITHyrje: Në këtë temë, nxënësit do të njihen me llojet e transportit dhe mjetet e tij. Ata/ato do të mësojnë për historinë dhe rëndësinë e transportit në jetën e njeriut. Do të identifikojnë përparësitë e llojeve të ndryshme të transportit. Gjithashtu, do të marrin njohuri për sistemet drejtuese në lloje të ndryshme të transportit. Në vijim, nxënësit do të njihen me rregullat, shenjat e trafikut dhe rolin e tyre në komunikacion. Nëpërmjet shembujve ose rasteve ilustruese, ata/ato do të identifikojnë disa nga rreziqet e mundshme në trafik. Në këtë mënyrë, nxënësit do të kuptojnë rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Fjalë kyçe: transport, mjet transporti, objekt transporti, trafik, timon, navigacion, radar, kompas.
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92