Page 104 - Demo
P. 104


                                    102FJALORbaladë - formë muzikore më e thjeshtë nga përmbajtja, që këndohet nga një solist, me kor ose shoqërim instrumental.balet - valle ose shfaqje skenike, ku veprimi dramatik kryhet përmes lëvizjes, vallëzimit dhe pantomimës nën shoqërimin e muzikës.barok - periudha artistike rreth viteve 1600-1750, e cila solli krijimin e një muzike më të stërholluar dhe me ornamente.dirigjenti/ja - personi që drejton një orkestër simfonike, kori për të rritur, për të rinj, për fëmijë, a cappella, ansambël, instrumental, bandë etj.Ekspresionizëm - drejtim artistik që lindi së pari në pikturë dhe më pas në muzikë e arte të tjera.Iluminizëm - lëvizje ideo-artistike në Evropë që tregonte gjendjen shpirtërore, zhgënjimin dhe pakënaqësinë ndaj realitetit ekzistues, e cila shprehej në forma dhe mënyra të larmishme.instrumentisti/ja - personi që ekzekuton në instrument solo ose në ansambël/orkestër.kaça - formë muzikore me dy zëra, këngë e shpejtë, teksti i së cilës trajton një skenë gjahu.kasetofon - mjet që shërben për të dëgjuar muzikë apo biseda.këngë gregoriane - këngë për kore burrash dhe që këndoheshin njëzëri nga i gjithë kori.këngëtari/ja - personi që interpreton solo ose në kor.kitarë - instrument me tela.Klasicizëm - periudha artistike rreth viteve 1600-1750.kompakt-disk - aparatura që të lejon dëgjimin e një disku të vogël.kompozitori/ja - personi që kompozon lloje të ndryshme muzikore.koncert - kompozim muzikor për një ose një tërësi instrumentesh.korno - instrument frymor.liut - lloj violine. madrigal - formë muzikore polifonike me dy ose tre zëra, që zakonisht përbëhet nga dy strofa dhe një refren, me subjekt mitologjik ose humoristik.magnetofon - pajisje që shërben për të dëgjuar muzikë.melodramë - formë spektakli ku rrëfehet një histori me anë të muzikës dhe të të kënduarit.Mesjetë - ajo periudhë e historisë evropiane që fillon nga rënia e perandorisë romake (476 e.r.) dhe përfundon me zbulimin e Amerikës (1492).miksim - faza që ndjek regjistrimin deri në momentin kur vjen te mikseri.monofoni - formë kompozimi në një zë.
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108