Page 105 - Demo
P. 105
103muzikë me program - vepër muzikore instrumentale që mbështetet ose pasqyron një përmbajtje të caktuar.muzikologu/ja - personi që dokumenton historinë e muzikës, veprat muzikore dhe përfaqësuesve të saj.neumat - simbole muzikore që përdoreshin vetëm në krijimin e melodive me një zë.opera bufa (gazmore) - vepër muzikore komike, ku karakteret merren nga jeta e përditshme.opera seria (serioze) - opera tipike e periudhës së klasicizmit, e cila gjeti zhvillim të rëndësishëm, sidomos në strukturë dhe gjuhë muzikore.oratorio - formë muzikore dramatike, me tekst në gjuhën latine, e ngjashme me operën, e cila dëgjohej kryesisht në kishë.organum - forma e parë polifonike.polifoni - formë kompozimi në shumë tinguj.radio - pajisja elektronike që merr valët radio dhe e konverton informacionin që ato bartin në formë të përdorshme zanore.regjistrim - sallë ose dhomë regjistrimi që është e izoluar mirë nga zhurmat.Rilindje - lëvizje e madhe kulturore e shekullit XV-XVI, e cila u dha jetë idealeve humaniste të qytetërimeve antike romake dhe greke.Romantizëm - lëvizje ideo-artistike gjatë shekullit XIX, e cila përfshiu letërsinë, teatrin, pikturën dhe muzikën.sonatë - kompozim instrumental në disa kohë.televizor - aparaturë që përbëhet nga tri pjesë kryesore: sintetizatori, altoparlanti, tubi me rrezet katodike dhe ekrani i televizorit.tetragram - shenjat ndërmjet katër vijave paralele horizontale.tonalitet muzikor - karakteri i një pjese muzikale që përcaktohet nga shkalla muzikore mbi të cilën ekzekutohet.trombë - instrument frymor.Verizëm - drejtim artistik postromantik, i cili fillimisht lindi si lëvizje letrare.vielë - instrument me hark.

