Page 13 - Demo
P. 13
11Tematika Krijimtaria dhe performanca artistikeA e dini se...Këngë arbëresheModerato Arbëresheca, ca.e eia shësasarb'tisiPas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, arbëreshët u shpërngulën dhe u vendosën në Itali për t’i shpëtuar pushtimit osman. Edhe pse të larguar që prej 600 vjetësh, ata ende i ruajnë traditat, gjuhën, veshjet, ritet dhe zakonet e tyre. Veç këngës “Vajta kalova”, mjaft këngë të tjera arbëreshe mbeten të dashura për ne dhe këndohen edhe sot. Kënga “Moj e bukura More” është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare, e cila këndohet edhe në ditët tona. Kjo këngë në njëfarë mënyre dëshmon jo vetëm mallin për atdheun, por edhe vetë krijimin e komunitetit arbëresh të Italisë. Për herë të parë, ajo dokumentohet në librin e arbëreshit Dhimitër Kamarda (1821-1882), më 1866. Autori i saj është i panjohur, por kënga vetë është ndër më të dashurat për të gjithë shqiptarët.cë, cë.

