Page 20 - Demo
P. 20


                                    N.Dardani, Te deum Laudamus Ü18fragmentin muzikor të shkëputur nga \nga Niketë Dardani dhe përcakto sa zëra dëgjon të këndojnë.5 Niket Dardani dhe Jan KukuzeliZhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar një zhvillim jolinear të saj. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndriçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flasë “koha memece” e kësaj muzike.Niketa i Remesianës (340-414), me origjinë nga Dardania (Kosova e sotme), ishte kompozitor, prift e ipeshkv katolik. Njihet edhe si muzikanti i parë shqiptar me emrin Niketa i Ramezianës (sot qyteti Bela Palanka në Serbinë juglindore). Ishte teolog dhe muzikant i njohur i kohës. Vepra e tij më e njohur është himni “Te Deum laudamus” (“Ty, o Zot, të lëvdojmë”), i përhapur në Evropë më 525 dhe mbi të cilin kanë krijuar muzikë kompozitorë të tillë si Luli, Bah, Hendel etj. Në fillim të shekullit të kaluar, britaniku A. E. Burn botoi në Kembrixh (1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, ku përmend thënien e vetë Niketës “Dardanus sum” (lat. dardan jam).Niketë Dardani është cilësuar nga etnomuzikologjia shqiptare si personalitet poliedrik, teolog e muzikant. Ka qenë autor i një varg këngësh e himnesh të shkruara në latinisht. Për meritat e tij, Kisha Katolike e ka shpallur shenjtor dhe festa e emrit të tij është 22 qershori.ësoDëgjo dhe diskuto
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24